E hënë, 28 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

PD shqyen derën dhe prish materialet zgjedhore në Tropojë

Mbështetes të PD në qytetin e Tropojës kanë prishur materialet zgjedhore në këtë bashki.

Gjithcka ka ndodhur paraditen e kësaj të martë teksa një grup militantesh të opozitës kanë hyrë më forcë në Pallatine Kulturës në Bajram Curri , përcaktuar si vend për punën e KZAZ.

Ata kanë thyer xhamat dhe më pas kanë shqyer derën e këtij ambjenti duke u future brenda me dhunë pasi fillimisht ishin përplasur me forcate e rendit.

Simpatizantet e PD kanë prishur të gjitha materialet zgjedhore duke brohoritur në kor “Rama ik”, “S’ka zgjedhje pa opozitën”, “Rroftë PD” etj.

Kjo ngjarje e rëndë erdhi pasi bashkia e Bajram Currit që drejtohet nga opozita I kishte kërkuar KZAZ të lironte ambjentet e Pallatit të Kulturës duke zbatuar kështu dekretin e presidentit Meta për mos mbajtjen e zgjedhjeve me 30 qershor.

 

Më shumë video