E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD: Shqipërinë e ka nxirë Rama duke e bërë çerdhe te krimit

Pas deklaratës së bërë nga kryeministri Edi Rama për gjestin e opozitës ndaj bojës së hedhur mbi institucionin e Ministrisë së Brendshme, ka reaguar PD.

 

Sekretari I Përgjithshëm I PD, Gazment Bardhi, në një postim në “Facebook”, akuzoi kreun e qeverisë se është ky I fundit ai që ka nxirë vendin dhe jo opozita.

 

Reklamë

Sipas Bardhit, njollat e zeza mbi ministrinë ishin për Sajmir Tahirin, Fatmir Xhafajn e Sandër Lleshajn. Drejtues, që sipas numrit dy të PD, kanë mbrojtur krimin.

 

“Shqipërinë e ka nxirë Edi Rama duke e kthyer në këto 6 vite në  “bazë operacionale të krimit të organizuar rajonal”, “pikë kyçe të shpërndarjes së heroinës në gjithë Europën” dhe “vend kryesor të pastrimit të parave në botë”. Njollat e zeza sot mbi Ministrinë e Brendshme nga qytetarët ishin: 1 për Saimir Tahirin – kampionin e narkoshtetit në Ministrinë e Brendshme; 1 për Fatmir Xhafajn – kampionin e përdorimit të Policisë së Shtetit për të mbrojtur vëllain trafikant droge; 1 për Llesh Kimikun – kampionin e servilizimit, paaftësisë dhe korrupsionit! Tik….tak….tik….tak #Rama ik! #Shqipëriasigjithëeuropa”

Vazhdo të lexosh

Reklamë