Subscribe

Opozita akuzon kryeministrin se ka zhytur vendin ne varfëri. Ne kryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho tha se statistikat e Edi Rames per rritje ekonomike mbi 4 perqind jane vetem përpjekje per te mashtruar shqiptaret.

 

“Viti i pestë i qeverisë së Edi Ramës ka përkeqësuar ekonominë e familjeve shqiptarë. Mungesa e investimeve dhe përqendrimi i ekonomisë tek disa klientë të kryeministrit kanë ndikuar për keq në ekonomi, e cila nuk ka rritje reale që të ndikojë në rritjen e punësimit apo hapjes së vendeve të reja të punës. Statistikat e Edi Ramës se rritja ekonomike është 4.45 përqind janë përpjekje për të mashtruar shqiptarët.”

 

Sipas Partisë Demokratike klima e biznesit është përkeqësuar si pasoje e favorizimit te klientëve te qeverise dhe kjo eshte bere shkak qe investitorët e huaj ti qëndrojnë larg Shqipërisë.

 

Ekonomia mund të njohë rritje reale vetëm

  • kur në Shqipëri të vijnë investime serioze të huaja,
  • kur kryeministri të mos i shantazhojë investitorët e huaj që të punojnë me oligarkët e tij
  • kur kryeministri të mos e japë Shqipërinë me koncesion tek klientët e tij dhe
  • kur kryeministri të mos e shndërrojë Shqipërinë në kampionë të Europës për korrupsion, ku 1 në 3 tendera jepen pa garë .Të gjitha këto, siç vuri në dukje Departamenti Amerikan i Shtetit, po ndodhin në Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama.

 

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho lëshoi nje paralajmërim per te gjithe ata qe i konsideroi klientë te qeverise. Ai tha se kur  opozita te marre pushtetin te gjithë ata qe kane vjedhur do te shkojnë ne burg per çdo qindarke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *