Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho shprehet se deklaratat e kryeministrit Edi Rama janë vetëm propaganda dhe se fondi i garancisë nuk është efektive.

Spaho shkruan se të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar hedhin poshtë deklaratat e kreut të qeverisë. Ai i bën thirrje qeverisë që të anulojë koncesionet, të ndryshojë buxhetin dhe çdo burim ta vendosë në funksion të ringritjes ekonomike.

“Shqipëria në mënyrë absolute është e fundit jo vetëm në rajon, por dhe në botë! Sot, sipas FMN qeveria shqiptare ka anagazhuar 1,3% të GDP për ekonominë dhe grupet sociale. Dhe kjo është akoma në letër, sepse vetëm 5 mln euro janë shpërndarë për biznesin e vogël dhe fondi i garancisë është joefektiv! Edi Rama, njerëzit po vuajnë, lëri gënjeshtrat dhe propagandën! Anulo koncesionet, ndrysho buxhetin, vendos çdo burim në funksion të mbështetjes për njerëzit dhe ringritjes së ekonomisë! Nuk ka pushtet e përfitim personal që vlen më shumë se jeta dhe mirëqenia e shqiptarëve!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *