Partia Demokratike ka ngritur sërisht shqetësimin se organet e vettingut po përdorin standarte të dyfishta ndaj subjekteve të rivlersimit.

 

Në një deklaratë për mediat, sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, duke u ndalur tek seanca e zhvilluar të mërkurën me Donika Prelën dhe replikën e kësaj të fundit me përfaqësuesin e ONM, deklaroi se drejtuesja e Krimeve të Rënda nuk duhet të rrijë më në detyrë pasi ka shkelur ligjin.

 

Gjata e akuzoi gjithashtu prokuroren Prela se po bën favore ndaj pushtetit, pasi sipas tij, po mban të mbyllura dosjet kriminale.

 

“Në momentin që zyrtari i ONM-së  e pyeti Donika Prelën se pse bashkëshortin i saj nuk paguan taksa. Ajo tha se nuk kemi të njëjtin standard, sepse Shqipëria nuk është vend i BE-së. Kjo ishte pak a shumë logjika e gjithë deklaratës së saj.  Bashkëshorti i saj falet dhe nuk ka asnjë përgjegjësi kur nuk paguan taksa. Biznesmenët pa përkrahje politike, që nuk kanë lidhje me pushtetit, që i shërbejnë qytetarëve futen në burg. Double standardi në vetting. Kemi një shkelje të prokurores së krimeve të rënda Donika Prelës, e cila nuk duhet të qëndrojë në detyrë vetëm për këtë shkak. Prela mban të mbyllura dosjet në favor të pushtetit dhe të kryeministrit, duke nisur nga dosja 339 e Dakos, i cili është kapur në shit-blerje votash”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *