Opozita i ka thëne jo zyrtarisht formulës se propozuar te dielën nga ndihmës sekretarja amerikane e shtetit Viktoria Nuland per reformën ne drejtësi. Partia Demokratike ka hartuar nje propozim te vetin ku ndërkombëtareve iu lihet rol monitorues dhe jo vendimmarrës. Sipas opozitës seleksionimi i kandidaturave qe do garojnë per 2 institucionet qe do te bëjnë Vetingun, duhet te behet nga nje komision parlamentar me 6 vete, ku opozita e maxhoranca kane barazi anëtaresh.
“Propozimi i jep Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit rol vëzhguesi me akses të plotë në proces dhe dokumentacion, prova apo çdo fakt të shqyrtuar, por pa pushtet diskrecional, i cili do ta kthente ONM në një institucion me supra-sovranitet brenda kornizës kushtetuese shqiptare dhe pa përgjegjshmëri, demokratike. Ky do të ishte një rast sui generis dhe një përjashtim absolut në raport me eksperiencat e vendeve të tjera që kanë hasur probleme po kaq të mprehta me gjyqësorin përpara anëtarësimit në BE, si Rumania apo Kroacia”.
Me kete propozim PD ka shprehur qarte vullnetin e saj qe ndërkombëtaret te mos kenë te drejte te bejne seleksionimin e kandidaturave per 2 institucionet qe do realizojnë Vetingun; vullnet qe u shpreh per here te pare nga ish-kryeministri Sali Berisha ne parlament 3 jave me pare. Por ne kete propozim kjo nuk është e vetmja deklarate e Sali Berishës qe gjen reflektim; pasi tashme është përkthyer ne amendament ligjor edhe deklarata e tij bere t e enjten e kaluar se ekspertet e reformës si Gent Ibrahimi apo Sokol Sadushi nuk mund te punojnë ne institucionet e reja qe do te ngrihen.
“Zgjedhja në këto funksione publike kushtetuese kryhet nëpërmjet kandidimit të lirë e të papenguar të kandidatëve që përmbushin kriteret e 1) aftësisë profesionale, 2) pastërtisë së figurës (ligji i dekriminalizimit), 3) integritetit moral (pasuria); 4) nuk kanë qenë gjyqtarë, prokurorë apo hetues të përfshirë në gjyqe politike, apo në Sigurimin e Shtetit deri në vitin 1991 si dhe 5) nuk kanë marrë pjesë në hartimin e dispozitave kushtetuese dhe ligjore të reformës në drejtësi.”
Partia Demokratike nuk ka prekur vetëm ate pjese te propozimit te amerikaneve qe ishte ne përputhje me kërkesat e opozitës per te pasur barazi ne komisionin qe do te zgjedhe anëtaret e komisionit te posaçëm te kualifikimit e qe i jep te drejte asaj te zgjedhe 6 nga 12 komisioneret.