Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesen e Partisë Demokratike për të ngritur një Komision Hetimor për çështjen e njohur me emrin “Becchetti”. Në njoftim sqarohet se nuk u arrit kuorumi i nevojshëm prej 5 votash për të marrë vendim.

 

Opozita kishte kërkuar hetim parlamentar mbi vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit që sipas saj, detyron qeverinë shqiptare t’i paguajë biznesmnit italian, 110 milionë euro.

 

Por, shumica e rrëzoi kërkesën, me pretendimin se nuk janë mbyllur procedurat ligjore për gjyqin ndërkombëtar.

 

Për këtë arsye, opozita iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, e cila sot hodhi poshtë kërkesën e Partisë Demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *