Subscribe

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi do të presë deri në mesnatën e së shtunës që Lulzim Basha të firmosë deklaratën, ku si kryetar i Partisë Demokratike angazhohet të përmbushë detyrimet, që i lindin nga kodi zgjedhor.

 

ILIRJAN CELIBASHI  

 

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

 

Në interpretim të ligjit përfundon sot në ora 24.00.

 

Ilirjan Celibashi vendosi të mos regjistrojë për zgjedhje PD-në me kryetar Lulzim pasi sipas tij disa dokumente ishin në shkelje të ligjit. Më kryesori ishte ai për deklaratën për respektim të  kodit zgjedhor, që nuk ishte me firmën e Lulzim Bashës por të komanduarit të tij, Enkelejd Alibeaj. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve i la 48 orë kohë që ajo të firmoset nga Lulzim Basha siç ligji e përcakton.

 

Por kjo nuk ndodhi. Në përgjigje të Ilirjan Celibashit, PD shkruan se Lulzim Basha nuk është kryetar por për shkak të konfliktit brenda së djathtës, mos zhvillimit të zgjedhjeve për pasuesin e tij, i autorizuar për të kryetar detyrat e tij është Enkelejd Alibeaj.

 

INDRIT SEFA

 

PËRFAQËSUES LIGJOR I PD NË KQZ

 

Nuk ka asnjë argument për të pritur, të marri një vendim sa më shpejt. Lojrat politike dhe argumentat politike, në bindjen tonë, të ngritura nga komisioneri nuk mund të ngrihen në këtë godinë, kjo godinë është godina që bëhet administrimi i zgjedhjeve.

 

Me këtë vendim ku Lulzim Basha refuzon të hedhë firmën e tij, gjasa është që PD e drejtuar nga ai të mos regjistrohet për zgjedhje.

 

ILIRJAN CELIBASHI

 

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

 

Do të presim të kaloja afati 48 orë dhe menjëherë pas këtij afati do të vendosim.

 

Beteja për regjistrimin e PD-së pritet të zhvendoset në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve. Nuk do të jetë e vetmja. Edhe Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha kundërshton vendimin dhe kërkon që regjistrimi i saj të shqyrtohet në KAS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *