Subscribe

Opozita ka rikthyer akuzat se trafiku i drogës po behet me avionë, duke theksuar se policia po mbron ketë trafik. Akuza e forte është artikuluar nga nënkryetari demokrat i Komisionit te Sigurisë Flamur Noka, i cili iu është referuar qytetarëve te Fierit, te cilët sipas tij kanë denoncuar uljen dhe ngritjen e avionëve të vegjël në Plazhin e Semanit.

“Denoncimi është bërë me foto dhe të gjitha dëshmitë janë, se kemi të bëjmë me avionë tipikë të transportit të drogës. Edhe më të besueshme e ka bërë këtë ngjarje policia, e cila paska reaguar e paska thënë se trupat e armatosura gjenden aty për të mbrojtur pyjet. E vërteta është se policia gjendet aty me urdhër të Saimir Tahirit për të mbrojtur trafikun e drogës”.

Sipas Nokes trafiku i lendeve narkotike është nje fenomen qe është shtrire ne te gjithë Shqipërinë.

“Mbulimi i vendit me kanabis, bandat, trupat e armatosura në ara që ruajnë, avionët transportues, shefat e policisë që japin garanci e siguri, janë e gjitha pjesë e biznesit qeveritar të drogës.Një biznes që sjell fitime marramendësi për Ramën, Tahirin e bandat e tyre, por që rrënon vendin”.

Noka ka theksuar se per ketë arsye kryeministri Rama nuk përgjigjet pas letrës zyrtare që ai vete i ka nisur, duke i kërkuar fotografimin e territorit për te verifikuar mbjelljen e kanabisit ne Shqipëri.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *