E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD refuzon ftesën e Ramës për zgjedhjen e Presidentit të ri: Do vijojmë luftën

Partia Demokratike i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha se do të konsultohet me demokratët për emrin e Presidentit të ri, pas shkarkimit të Ilir Metës.

 

Teksa e quajti këtë deklaratë një diversion, selia blu këmbënguli se do të vijojë betejën e saj në mbledhjen e provave dhe të dhënave që dëshmojnë tjetërsimin e vullnetit të shqiptarëve në zgjedhjet e 25 prillit.

 

Reklamë

Sipas PD-së, Rama po tenton të largon vëmendjen nga krimet zgjedhore përmes manipulimeve.

 

“Edi Rama është autori i masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim. Me qëllim që të largojë vëmendjen ai vazhdon gënjeshtrat, manipulimet dhe diversionet. Vjedhja e zgjedhjeve nga Rama-Doshi-Rakipi e çuan vendin tonë drejt një masakre masive elektorale, ku viktimat janë qytetarët shqiptarë dhe e ardhmja e tyre. Detyra jonë ndaj shqiptarëve është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë betejë, duke filluar me shpalosjen e fakteve, provave dhe të dhënave që dëshmojnë pëmasën e plotë të masakrës zgjedhore nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë