Per opozitën, reforma zgjedhore tashme ka dështuar. Nënkryetari i demokrateve Edmond Spaho akuzon maxhorancen se qëllimisht e zvarriti procesin e reformimit te Kodit Elektoral; refuzoi futjen e teknologjisë ne zgjedhje dhe financimin e fushatave zgjedhore, duke bere te pamundur realizimin e nje ndryshimi thelbësor ne betejën e ardhshme zgjedhore. Per te gjitha keto arsye reforma zgjedhore nuk mund te përmbushe misionin per te cilën u ngrit komisioni parlamentar.

“Reforma zgjedhore është kthyer, mund te themi  ne nje farse. Pse? Sepse ne prej kohesh kemi propozuar nje pakete e cila synon te administroje procesin dhe te garantoje qe zgjedhjet te jene te lira dhe te ndershme; por asnje nga propozimet e opozitës nuk është marre ne konsiderate” 

Sipas Spahos zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme ne Dibër faktuan se kryeministri Edi Rama do te përpiqet te deformoje votën nëpërmjet krimineleve e parave te drogës; e per kete arsye opozita po konsideron mundësinë e protestave dhe bojkotit te kuvendit.

“Po përpiqemi te sensibilizojmë te gjithë opinionin shqiptar mbi demin e madh qe i vjen vendit nga mospasja e nje procesi te lire dhe te ndershëm zgjedhor. Dhe 2 rruge shohim ne, nese nuk do te kete reagime; jane protesta qe do te organizojmë, madje nese situata do te duket e pashprese do te marrim ne konsiderate seriozisht edhe largimin nga parlamenti”

Per PD futja ne zgjedhje përballe kesaj qeverie qe nuk jep asnjë garanci per respektimin e vullnetit te qytetareve është vetëvrasje.

“Do te ishte vetëvrasje per ne si opozite dhe per partine demokratike qe te bëhemi pjese e këtij skenari, te tregohemi symbyllur dhe te veprojmë si dekor i Edi Rames”.

Qe prej betejës se zgjedhjeve lokale, opozita ka apeluar per ndryshime radikale ne proceset elektorale ne mënyre qe t’i jepet fund fenomeneve si blerja e votës apo kërcënimi i zgjedhësve; por ndërsa ditet kalojnë, komisioni i posaçëm, i ngritur per te reformuar ligjin elektoral ende nuk ka prodhuar asnjë rezultat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *