Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili akuzoi opozitën e bashkuar se po mban peng procesin e hapjes së listave.

Bardhi këmbëngul se “aktet e njëanshme të koalicionit” marrin peng Shqipërinë dhe minojnë zgjedhjet dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Sipas tij, opozita e Bashkuar është plotësisht dakord për hapjen 100 % të listave të kandidatëve dhe se është e gatshme të punojë në një proces gjithëpërfshirës.

“Heqja e koalicioneve parazgjedhore, pragu kombëtar për partitë e vogla dhe ndryshimi i zonave zgjedhore, nuk janë risi, por halli personal i ER me zgjedhjet e ardhshme dhe halli i krimit të organizuar me Qeverinë e ardhshme. Këtë nuk ta zgjidh dot PD dhe Opozita e Bashkuar, sepse ne koalicionin e kemi me qytetarët dhe jemi të vendosur ta ruajmë dhe t’i shërbejmë vetëm interesit të Shqipërisë/shqiptarëve. Aktet e njëanshme të koalicionit të krimit të organizuar marrin peng Shqipërinë dhe minojnë zgjedhjet dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *