E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:59 Në vijim ora 01:59: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

PD-Ramës: Lejoje Gramozin të publikojë orën e seancës plenare

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mban të fshehtë orën se kur do të zhvillohet seanca plenare e datës 5 mars.

 

Në një postim në Twitter, Bardhi  teksa është ndalur tek neni 30 për njoftimin e seancës plenare, I ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të lejojë kreun e Kuvendit Gramoz Ruçin që të publikojë orën pasi sipas tij, nuk është PPP që I njoftohet vetëm klientit.

 

Reklamë

“Edi Rama, lejoje Gramozin të publikojë orën e seancës plenare! Seanca plenare nuk është si PPP e tua, që i njoftohet vetëm klientit privat dhe publikut i mbahet i fshehtë. Parlamenti është i qytetarëve, jo i përfaqesuesve të krimit! Shihemi më #5Mars përpara Parlamentit!”

 

Opozita ka paraljmëruar një tjetër protestë më datë 5 mars para Parlamentit. Por leja për zhvillimin e protestës është refuzuar nga ana e Policisë me argumentin se cënon rëndë jetën e përfaqësuesve të qeverisë gjatë hyrje daljeve.

 

Por nga ana tjetër PD në përgjigjen e kthyer ka theksuar se protesta do të zhvillohet dhe se nuk ka nevojë për leje pasi ia lejon Kushtetuta.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë