Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e konsideron mbledhjen e ministrave të Jashtëm të BE, një vulë konfirmimi se kokëfortësia për të rrëzuar institucionet e dialogut demokratik janë shkaqe të mjaftueshme për të ngelur në klasë vendin.

Përmes një postimi të shpërndarë në “Facebook”, Tabaku bën fajtor për shtyrjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare kryeministrin Edi Rama, pasi sipas saj tradhtoi ëndrrën e shqiptarëve për Integrim.

“Edi Rama tradhtoi ëndrrën e shqiptarëve për integrim! Lajmi i djeshëm pas mbledhjes së ministrave të jashtëm të BE-së ishte një vulë konfirmimi se kokëfortësia për të rrëzuar institucionet e dialogut demokratik janë shkaqe të mjaftueshme për të ngelur në klasë vendin. Hapja e negociatave dhe diskutimi i kapitujve qe do të nisë ditën e parë të konferencës së parë Ndërqeveritare po shtyhet jo si pasojë e problemeve të BE por si pasojë e problemeve të qeverisë shqiptare. Tradhtia e misionit historik të Shqipërisë për t’u përfshirë në familjen Europiane i mbetet kryeministrit Rama.”

Për Tabaku, refuzimi që Rama i bëri marrëveshjes së 5 qershorit, është shkaku kryesor për këtë refuzim.

“Kjo u vu re qartë edhe nga deklarata e ministrit gjerman qe këmbënguli në mungesën e një reforme elektorale zgjedhore sipas dakordësisë gjithëpërfshirë dhe me konsensus. Ndërkohë që përpos kësaj janë dhe 5 parakushte të tjera të mirëpërcaktuara nga BE për të nisur konferencën e parë ndërqeveritare, funksionimi i Gjykates se Larte dhe Kushtetuese, plani i veprimit per pastrimin e parave, ligji i medias dhe minoritetet! Te gjitha pergjegjesi politike e ER! Tradhëtari i vizionit kombëtar zgjodhi llogarite politike përpara interesit të 3 milion shqiptarëve të cilëve iu preu ndër të tjera dhe ndihmën dhe paketa ekstra ekonomike që vendi do të përfitonte. Çdo shqiptar  e ka të qartë se kush është tradhëtari i historisë moderne post-komuniste të Shqipërisë. Kryeministri Rama ka treguar nga viti 2014 e këndej se ai ka dashur Europën jo për vlerat e demokracisë dhe lirisë që ajo ofron. Ai e ka dashur BE-në vetëm për t’ia shitur shqiptarëve propagandën manipuluese se anëtarët e BE e mbështesin atë.

Tabaku shkruan se beteja për të larguar Ramën nga pushteti tashëm është kthyer në vendimtare.

“Tashmë është kthyer në vendimtare beteja e 25 prillit 2021 për të rrëzuar tradhëtarin e vërtetë ndër shqiptarë. Njeriun që për pushtetin e tij personal ka vendosur në rrezik integrimin e vendit dhe mbi të gjitha demokracinë në Shqipëri.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *