Partia Demokratike e ka konsideruar vendimin e Ministrisë së Arsimit për të shtyrë zgjedhjet në universitete një betejë të rëndëishme të fituar nga pedagogët dhe studentët.

Në reagimin e selisë blu thuhet se kryeministri Edi Rama synonte të merrtë nën kontroll arsimin e lartë përmes një procesi të paligjshëm.

“Tërheqja e qeverisë nga krimi zgjedhor i mbajtjes së zgjedhjeve pa zgjedhës në arsimin e lartë është një betejë e rëndësishme e fituar nga pedagogët dhe studentët, me mbështetjen e opozitës. Me një proces të paligjshëm dhe absurd, Edi Rama synonte të merrte nën kontroll edhe arsimin e lartë përmes ushtarëve të tij dhe të organizatave kriminale. Rekordet e Edi Ramës me arsimin e lartë janë të njëjta me rekordet e tij për zgjedhjet. Kur nuk i fiton dot, përdor çdo mjet të pistë për pushtetin e tij. Mbajtja e zgjedhjeve në arsimin e lartë pa pedagogë dhe studentë, në kulmin e masave të jashtëzakonshme, nuk ndryshon nga akti i tij kriminal i 4 viteve më parë, kur tentoi të kapë Universitetin e Tiranës përmes Emiljano Shullazit.”

PD shprehet se i siguron studentët dhe pedagogët që do të vazhdojë të qëndrojë krah tyre dhe se do të bëjë publike çdo shqetësim që ata do të kenë.

“Duke respektuar autonominë e universiteteve, Partia Demokratike nuk ndërhyn në zgjedhjet e tyre, por sigurojmë studentët dhe pedagogët se do të vazhdojmë të jemi në krah tyre dhe do ta ngrejmë zërin për çdo shqetësim të arsimit të lartë. Partia Demokratike dënon presionin dhe shantazhin e ushtruar gjatë këtyre ditëve ndaj pedagogëve dhe studentëve dhe paralajmëron Edi Ramën dhe veglat e krimit të organizuar brenda arsimit të lartë që të mbajnë larg duart nga Universitetet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *