Vetëm pak pasi u publikua letra e ambasadores Yuri Kim për liderët politikë, Partia Demokratike nxitoi të akuzojë kryeministrin Edi Rama se është ai që kandidatët për deputetë i zgjedh nga bota e krimit.

Ishte Drejtori i Fushatës në PD, Alfred Rushaj ai i cili në “Twitter” deklaroi se Rama dhe krimi janë një binom i pandarë.  Për ta mbështetur këtë, ai postoi edhe një video.

“Rama frymëzoi, promovoi dhe kandidoi për deputetë dhe kryetarë bashkie njerëz të lidhur me krimin. Të përzgjedhurit e tij politik, që prej nisjes dhe deri në zgjedhjet e fundit monopartiake kanë qënë në shumicë persona me precedent penal, të larguar me turp nga ligji i dekriminalizimit dhe denoncimet e opozitës dhe medias. Rama dhe krimi janë binomi i pandarë që kanë lëshuar tentakulat në politikën shqiptare të viteve të fundit.”

Më herët, Yuri Kim kërkoi nga krerët e partive politike që të fusin në veting kandidatët për deputetë, me qëllim që të mos u hapet rruga atyre që kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *