Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
17 June 2026
Vizion fokus

Donald Trump kritikon kryeministren e Italisë: Më keni braktisur!

“Rama ka konflikt ndërkombëtar”, Goxhaj tregon skenarin, si rrëzohet...

Goxhaj: Pamje më unike se kjo që po ndodh...

Vetëm 10 ditë i punësuar në administratë, Muka: Rama...

Mbyllet protesta e 17-të para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin

Protestat e qytetarëve, Taulant Muka: Kancelaritë e Europës janë...

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran do të mbahet...

Britania mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet në ushtri...

Gjykata e Strasburgut refuzon ankesën e Dodikut kundër dënimit...

Incident në kanalin anglez, anija luftarake ruse godet jahtin...

PD: Rama po tenton të kapë institucionin që ka faktuar vjedhjet prej 7.2 mld euro të qeverisë

3 Qershor 14:29

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shprehet se kryeministri Edi Rama po tenton të kapë një tjetër institucion.

Përmes një postimi në “Facebook”, ish-deputetja pohoi se kreu i qeverisë i ka hedhur së fundmi sytë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, për të cilin tha se është i vetmi institucion qe ka folur dhe ka faktuar qartazi abuzimet dhe vjedhjet nga krimi ekonomik me CEZ tek tenderat.

“I gjithë pushteti sovjetëve. Kjo ka qenë motoja bolshevike që Rama dhe oligarkia ka adaptuar në Shqipëri që nga shtatori 2013. Kanë punuar kundër kushtetutës, shqiptarëve dhe Shqipërisë duke uzurpuar çdo pushtet dhe institucion të pavarur. Luajtën te gjithë gurët që drejtësinë ta kontrollojnë përmes 7 ligjeve antikushtetuese të vettingut dhe artificave të tjera. Pastaj iu vërsulën prokurorisë duke emëruar një agjent partiak, të njëjtën gjë donin ta bënin dhe me Gjykatën Kushtetuese madje dhe me pronat e shqiptarëve. Vazhduan me anetarët e këshillit mbikeqyrjes të BSH, agjensinë e mbikqyrjes financiare, autoritetin e konkurencës, AMA e çdo institucion që deri dje ruante balancën dhe kontrollin mbi ekzekutivin. Së fundmi, Rama i ka hedhur sytë nga KLSH, një institucioni të pavarur që i ka treguar shqiptarëve dhe mbarë botës vjedhjet prej 7.2 mld euro të qeverisë Rama. I vetmi institucion qe ka folur dhe ka faktuar qartazi abuzimet dhe vjedhjet nga krimi ekonomik me CEZ tek tenderat, që ka treguar se taksat e rritura janë vjedhur, se korrupsioni sot ka kapur nivele alarmente dhe na rendit në vendet me korrupsionin më të lartë.”

Tabaku shtoi se vendi po kthehet pas në standardet e vitit 1990.

“Projektligji i ri që i merr kompetencat presidentit duke ia kaluar qeverisë dhe parlamentit (pra, Ramës) per te caktuar kreun e KLSH duke qenë në shkelje të qartë të kushtetutës eshte dhe uzuprim i kompetencave të Presidentit. Po kthemi pas në standartet e para 1990 në çdo drejtim. Ato kanë frikë nga qytetarët dhe mendojnë se do e ndalojnë mërinë e tyre karshi vjedhjes dhe abuzimit. Sado të lodhen nuk do ia arrijnë! Me zgjedhje të lira e të ndershme e me programin e qartë ekonomik do t’i rikthejmë njerëzve institucionet, shpresën dhe besimin.”

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Gjykata Kushtetuese Jorida Tabaku KLSH

Nga e njëjta kategori

“Rama ka konflikt ndërkombëtar”, Goxhaj tregon skenarin, si rrëzohet qeveria

më shumë...

Goxhaj: Pamje më unike se kjo që po ndodh në Shqipëri nuk ka! Gjenerata Z solli ndryshimin

më shumë...

Vetëm 10 ditë i punësuar në administratë, Muka: Rama i maste punët e ministrave me pëlqime në Facebook

më shumë...

Mbyllet protesta e 17-të para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:45

Donald Trump kritikon kryeministren e Italisë: Më...

10:17

“Rama ka konflikt ndërkombëtar”, Goxhaj tregon skenarin,...

10:07

Goxhaj: Pamje më unike se kjo që...

9:55

Vetëm 10 ditë i punësuar në administratë,...

9:30

Mbyllet protesta e 17-të para Kryeministrisë, qytetarët...

9:25

Protestat e qytetarëve, Taulant Muka: Kancelaritë e...

8:26

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran do...

7:52

Britania mund të kufizojë stërvitjet dhe operacionet...

7:31

Gjykata e Strasburgut refuzon ankesën e Dodikut...

7:18

Avokati i familjes Osmani: Nuk kemi asnjë...

7:00

Shpërthim me lëndë plasëse në Prizren

6:31

Incident në kanalin anglez, anija luftarake ruse...

6:14

Dita e 17-të e protestës, nis grumbulimi...

6:09

Shenjat e Horoskopit që do të kenë...

5:38

Aksident në aksin Vlorë-Panaja, plagoset drejtuesi i...

5:30

Samiti i G7 në Evian të Francës,...

5:22

Furnizonte me armë organizatat kriminale në Evropë,...

5:10

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

5:04

Transferimi i miliona eurove të Ndranghetës, Camorrës...

4:41

Vetëvendosje shkon në 52 mandate! Diaspora, “lumë”...

Më të klikuarat

  • Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3
  • Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta neonatologu i njoh...
  • Dy vite pa u parë, Moza nuk njeh vajzën: Sa ke ndryshuar
  • Detaje nga vrasja në Mirditë, kolegu i 45-vjeçarit zbriti ng...
  • “Është paqja ime”, Visi dedikim emocionues për bashkëshorten...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.