E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 12 minuta më parë
Politikë

PD: Rama po shkel autonominë e universiteteve, prokuroria të nisë hetimet

Pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama se në universitete do të paraqiten përfaqësues nga Ministria e Financave dhe ajo e Arsimit për çështjen e VKM-së së tarifave, ka reaguar Partia Demokratike.

 

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa në një postim në “Facebook” akuzoi kryeministrin Edi Rama se po bënë gjithçka që të vërë nën kontroll universitetet.

 

Reklamë

Sipas Zhupës, përmes kësaj lëvizjeje Rama po shkel autonominë e universiteteve pasi po përpiqet që të kontrollojë sekretaritë e fakulteteve.

 

“Gjithcka per te vene nen kontroll dhe universitetet! Ne fillim u mundua ti bleje studentet-nuk ia doli. Pastaj perdori percarjen e tyre por pa rezultat. Vazhdoj me kercenimin dhe shantazh ndaj prinderve- nuk ia arriti. Vijoj me skenaret e dhunes dhe terrorit. U coi policine e shtetit dhe dhunoi studentet. I la pa buke, pa uje, pa drita. U coi administratore te prishin protesten. U coj policine e Safet Gjicit te shtyp protestuesit. Tani do coj te besuarit te tij te kontrollojne sekretarite e fakulteteve, duke shkelur mbi autonomine e institucioneve te arsimit.”

 

Zhupa I ka bërë thirrje prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet në lidhje me dhunën e ushtruar nga policia ndaj studentëve si dhe për shkeljen e ligjit nga ana e administratorëve të qeverisë pranë universiteteve.

 

“Edi Rama eshte gati te beje gjithcka per pushtetin e tij. Prokuroria duhet te hetoj menjehere dhunen e policise ndaj studenteve dhe shkeljen e ligjit nga administratoret e qeverise prane univesitetete. Cdo vonese ne nisjen e hetimeve e ben prokurorine bashkefajtore me Edi Ramen ne dhunen ndaj studenteve dhe ne shkeljen e ligjit dhe te drejtes per te protestuar.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë