Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se ka përkeqësuar akoma më tej klimën e biznesit në vend.

 

Në një deklaratë për shtyp, drejtori i kabinetit në PD, Dorjan Teliti deklaroi se qeveria në kundërshtim me ligjin ka marrë një vendim që nuk lejon bizneset, qëoftë të mëdha edhe të vogla që të kenë marrëdhënie direkte me tatimet por me agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.

 

“Qeveria e Edi Ramës ka marrë këto ditë një vendim që godet çdo biznes tatimpagues dhe që përkeqëson më tej klimën e biznesit në Shqipëri. Në kundërshtim flagrant me ligjin, qeveria ka vendosur që çdo biznes, i vogël apo i madh qofte ai, nuk do të ketë më marrëdhënie direkte me tatimet dhe nuk do të marrë më shërbimet e nevojshme pranë sporteleve të organit tatimor. Tatimpaguesit shqiptare do të futen në rradhët e gjata të sporteleve të Agjensisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA), e cila nuk ka as ekpertizën, as kapacitetet për të përballuar kërkesat dhe volumin e punës për të dhënë përgjigje për çdo shqetësim që tatimpaguesit kanë. Sipas Ligjit për Proçedurat Tatimore, detyra parësore e organit tatimor është dhënia e shërbimit tek tatimpaguesi, por me vendimin e fundit të qeverisë, nëse bizneset do të kenë nevojë për sqarim apo ndihmë nga tatimet, do ta gjejnë këtë derë të mbyllur, pasi  klima e mirë për biznesin nuk është prioritet për Edi Ramën.”

 

Sipas Telitit, përmes këtij vendimi tatimet do të funksionojnë vetëm për të shtydhur bizneset pasi nuk do të japin më asnjë shërbim për ta.

 

“Vemendja e qeverisë nuk shkon në përmirësimin e kushteve për të bërë biznes. Perkundrazi! Në vend që t’i kushtohet më shumë vëmendje marrëdhënies tatimpagues – administratë, me qëllim rritjen e performancës së bizneseve, duke i ndihmuar ata gjatë rrugëtimit të tyre të vështirë, qeveria vendos edhe një tjetër barrierë proçeduriale, e cila rëndon akoma edhe më shumë klimën aktuale negative që po përjeton ekonomia shqiptare.”

 

Teliti tha më tej se me ardhjen në pushtet PD do t’i jap zgjidhje këtij problemi dhe do të ngrejë në piedestal tatimpaguesit përmes një sistemi të thjeshtë tatimor.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *