Subscribe

Partia Demokratike hodhi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama këtë të mërkurë se miratoi një ligj për ndarjen e Shqipërisë në katër rajone.

Ish-deputetja Dhurata Çupi tha në një dalje për mediat se kjo po bëhet që kreu i qeverisë të jetë sa më i pushtetshëm.

“Në muajt e fundit të qeverisjes, Ed Rama po thellon politikën e përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e tij. Miratimi i ligjit që ndan Shqipërinë në 4 rajone është kundër interesit të qytetarëve. Pas reformës së dështuar për ndarjen e Shqiërisë në 61 bashki, ky ligj largon akoma më shumë shërbimet nga njerëzit. Qytetarët e 57 bashkive të vendit duhet të shkojnë deri në 1 nga 4 bashkitë qendër qendër rajoni, për të marrë një shërbim të caktuar. Kjo do ta bëjë edhe më të vështirë sesa tani komunikimin mes pushtetit local dhe qytetarëve. Në këtë mënyrë qeveria centralizon pushtetin me të emëruarit e saj, duke dëmtuar rëndë interesin publik.” 

Sipas Çupit, përmes këtij ligji dobësohet pushteti lokal dhe rritet fuqia e qeverisë vendore. Ajo shtoi se çdo gjë që bën Edi Rama, e bën për interesin vetjak dhe se qytetarët nga ana tjetër dalin më të dëmtuar dhe braktisur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *