Një ditë pasi prokuroria vërtetoi se Agim Kajmaku dhe Jorgo Toto janë i njëjti person, opozita kërkoi shkarkimin dhe dënimin e tij sipas ligjit të dekriminalizimit.

 

Por PD nënvizon se pavarësisht fakteve, Rama vazhdon ta mbroje kryebashkiakun e Vores.

 

                                              

Agim Kajmaku gënjeu qytetarët shqiptarë dhe votuesit e Bashkisë së Vorës për të kaluarën e tij kriminale në Greqi. E vërteta, siç u provua nga prokuroria, është se Edi Rama kandidoi në 30 Qershor një të arratisur nga drejtësia, me urdhër kërkimi në Greqi dhe në Europë deri 6 javë më parë.
Përpjekja e Edi Ramës për të mbrojtur një zyrtar të lartë që ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe ligjin nuk ka mbaruar. Agim Kajmaku qëndron në detyrë dhe akoma nuk është shkarkuar nga Edi Rama, njeriu që i dha mbështetje politike, duke e kandiduar për Bashkinë e Vorës.
Ligji i dekriminalizimit shprehet fare qartë se një funksionuar i lartë publik, i cili kapet në fallsifikim të formularit të dekriminalizimit, humbet mandatin dhe dënohet deri në 4 vjet burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *