Eksperti i arsimit në PD, Ndriçim Mehmeti akuzoi qeverinë se po mashtron me tekstet falas për nxënësit.

Sipas tij, nuk ka tekste falas, por tekste të përdorura nga nxënësit e klasave të mëparshme.

“Një nga premtimet e mëdha të kryeministrit në ikje Rama ka qenë tekste falas për të gjithë femijët e shkollës 9-vjeçare. Si çdo premtim tjetër, edhe ai për tekstet falas ishte thesht një mashtrim, tallje dhe maskaradë e qeverisë së Rilindjes. Znj. Shahini e përforcoi më tej “arritjen” e madhe të qeverisë rilindase pak ditë më parë, kur premtoi “tekste falas deri në klasë të 7″. Po cilat janë tekstet falas që po u shpërndahen fëmijëve tanë?  Ato janë thjesht tekstet e lëna nga nxënësit e klasave të larta, të zhgarravitura e të katandisura si mos më keq. Këto libra të shperndara në shkollat shqiptare, nga Elbasani, Tirana, Korça e kudo janë fytyra e vërtetë e librave falas për fëmijët shqiptare.

Për vitin e ri shkollor 2020-2021, veç nxënësve nga klasa e parë në klasën e pestë, tekstet falas në përdorim do t’i kenë edhe nxënësit e klasave të 6-ta dhe të 7-ta. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *