Rreth një vit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, Partia Demokratike denoncon se spitali i Laçit nuk është ndërtuar ende.

 

Ish-deputetja Dhurata Çupi deklaroi se sot spitali duhet të ishte në punë, sipas premtimeve të bëra nga kryeministri Edi Rama. Mirëpo, ajo shtoi se

 

Ajo u shpreh se duhet të ishte gjëja e parë e ndërtuar pas tërmetit shkatërrues, ndërsa kërkon të di se nga kush është marrë peng ky spital.

 

“’Hajdutët e Fatkeqësisë’ nuk kursejnë as vjedhjen e spitaleve dhe qendrave shëndetësore. Një vit pas tërmetit, nuk ka asnjë shenjë të spitalit, rindërtimi i të cilit duhet të kishte përfunduar në qershor. Tërmeti i një viti më parë la gjurmët e veta të shkatërrimit në qytetin e Laçit. Prej atëherë, asgjë e mirë nuk ka ndodhur për qytetarët. Ata vazhdojnë të enden shtëpive me qira, banesat e tyre nuk janë ndërtuar dhe “Hajdutët e Fatkeqësisë” vijojnë të mashtrojnë. Sipas gjasave, godinat nuk kanë shans të ndërtohen edhe për 2 vjet të tjera. Ajo që i vë vulën dështimit të qeverisë me procesin e rindërtimit është spitali i Laçit. Sipas premtimit të Edi Ramës një vit më parë, spitali sot duhet të ishte në punë. Por në të vërtetë, realiteti nga premtimet mashtruese të kryeministrit në ikje është shumëndryshe. Në vend të spitalit, këtu ka një grumbull inertesh. 50 mijë banorë të zonës së Kurbinit dhe përreth, degdisen në Lezhë, sepse hallet e njerëzve nuk janë në axhendëne “Hajdutëve të Fatkeqësisë”. Ndiqeni vetë premtimin e bërë në mes të dhjetorit të kaluar. Fatkeqësi për laçjanët dhe për shqiptarët që kemi një kryeministër që as nuk skuqet, as nuk zverdhet, kur mashtron sy për sy. Deri tani ka vetëm një projekt në3D, si çdo premtim tjetër i kryeministrit më të keq të Shqipërisë në këto 30 vite.”

 

Për Çupin, gërmadhat e spitalit të Laçit janë një dëshmi se ata duhen ndëshkuar me votë.

 

“Edi Rama duhet t’u thotë shqiptarëve cili pazar e pengoi spitalin e Laçit të ndërtohej sipas premtimit. Pse”Hajdutët e Fatkeqësisë” kanë marrë peng spitalin, i cilid uhet të ishte gjëja e parë e ndërtuar pas tërmetit shkatërrues? Para se të vija këtu takova shumë qytetarë. Maria, njënënë e re, më tha me lot në sy se kishte hequr shumëme fëmijën pak javë më parë me vajtje-ardhje ngaspitali i Lezhës. Më e keqja është se askush nuk illogarit banorët e diskriminuar të Kurbinit. Askush nuk i thotë Maries pse pas një viti nuk ka spital për fëmijëne saj në qytetin ku jeton.Gratë, fëmijët, të sëmurët e tjerë të zonës së Kurbinit nuk e meritojnë të vuajnë pasojat e një qeverie tëkorruptuar dhe të paaftë për të zgjidhur problemet e qytetarëve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *