Pilulë elektorale dhe me efekt minimal në ekonominë e familjeve shqiptare, e cilëson kryedemokrati Sali Berisha pakon tetë miliardë lekësh të qeverisë. Propozimi i ish-kryeministrit është dhënia e pagës së 13-të.

 

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

Është pilulë elektorale me efekt jashtëzakonisht minimal krahasuar me çmimet stratosferike me të cilat përballen pensionistë dhe ata që janë me rroga të ulëta. Të paktën të kishte mëshirën dhe të jepte një rrogë tepër, rrogën e 13, ose pensionin e 13, të cilat kanë ndodhur edhe në periudha pa inflacion. Por këtë se bën se vjedhin. Se lënë vjedhjet. Këtë mund ta bëjnë shumë thjesht. KLSH ka gjetur se janë vjedhur 122 mld leke për 9 muaj. Me këto që thotë ky nuk është as 1/15 e vjedhjes. Me këto që ka vjedhur ky, me 122 mld lekë. Ky mund të rriste dhe dyfishonte rrogat e gjithë shqiptarëve. Mund të dyfishonte pensionet. Ky tallet, nuk mundet. Do që të udhëtojë me avion me dhomë gjumi luksoze. Do të firmosë marrëveshje për satelitë për të mbushur xhepat se nuk sheh katet shtesë. 

 

Në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit Sali Berisha thotë se nuk ka asnjë shans që të negociojë për kandidatët për kryebashkiakë të propozuar nga Enkelejd Alibeaj.

 

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

 

Jashtë primareve nuk njoh praktike tjetër. Ne kemi përcaktime. Kam respekt për Mziun dhe çdo njeri tjetër, por jashtë primareve nuk njoh praktikë tjetër.

 

Ish-kryeministri, Sali Berisha, komentoi edhe përplasjen verbale mes Gazmend Bardhi dhe Edi Ramës për çështjen e Avokatit të Popullit. Ai akuzoi Enkelejd Alibeajn se kishte marrëveshje me socialistët që vota pro për Ledio Brahon të këmbehej me atë për Ardian Dvoranin për anëtar të Gjykatës kushtetuese.

 

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

 

“Mendoj se i gjithë veprimi pavarësisht se cfarë ngjyre duam t’i japim ka qenë shpëtimtar për PD, nuk ka qenë e nuk ka patur asgjë për interesin tim personal. Interesi im personal ishte tjetër, të përqendrohesha me të gjithë potencialin tim në betejën kundër mafies dhe Sorosit. E vërteta është që ndonëse modeste, por hapat në atë drejtim nuk munguan dhe rezultatet nuk munguan. Është e vërtetë që Rama siç ka përdorur Lul Bravën, po përdor pasardhësin e tij. Opozita e Bashës bëri lista për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese dhe në fund rezultati ishte tallje e përqeshje për ta. Në fund u arrit marrëveshja pa pyetur deputetët që do votohej në parlament Ardian Dvorani se këtë donte Edi Rama dhe këto u premtuan. Kjo është tallje se e vërteta mund të kenë pranuar 1-2 vetë, të tjerët se pranonin Dvoranin. Ka një opozitë që e përdor si vegël Edi Rama, por është e parëndësishme. 

 

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Sali Berisha bëri një bilanc të opozitës. E quajti 2022 si vitin e Partisë Demokratike, pasi Edi Rama bëri gjithçka që ta gjunjëzonte atë. Pjese e kësaj përpjekje tha Berisha ishte edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

 

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

 

Në këtë përpjekje, do të nxijë në historinë e turpit, qëndrimi i ambasadores së SHBA, e cila, pasi në një akt madhor korruptiv, kishte mashtruar qeverinë e saj për korrupsionin imagjinar të Sali Berishës, bëri gjithçka që t’i diktojë opozitës, kryetarin e saj.
Përdori, abuzoi dhe shpërdoroi, duke shkelur çdo ligj të këtij vendi dhe vendit të vet, çdo konventë ndërkombëtare, çdo parim.
Përdori fuqinë e vendit të saj, për t’i diktuar opozitën kryetarin. Por ky është viti i opozitës, sepse asgjë nuk mposhti dot idealet e demokratëve.
Ata u ngritën fuqishëm kundër armikut të egër të votës së lirë, armikut të egër të PD-së, u ngritën kundër atyre që përdorën korrupsionin për të luftuar antikorrupsionin në Shqipëri, që përdorën krimin e organizuar për të luftuar antikrimin në Shqipëri.
Pavarësisht se ata përfaqësonin shtetet më të admiruara nga shqiptarët, SHBA dhe Britaninë. Opozitarët shqiptarë qëndruan dhe këtë vit u faktuan kombit dhe botës se Shqipëria ka një opozitë më të fuqishme se kurrë, më të vërtetë se kurrë.

 

Për 2023 kryedemokrati deklaroi se misioni i PD-së do të jetë sulmi me qëllim largimin e Edi Ramës nga qeverisja, por pa pohuar nëse gara elektorale do të prihet nga protesta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *