Subscribe

Partia Demokratike ka denoncuar prej muajsh me prova dhe fakte kthimin e Shqipërisë nga Edi Rama në Kolumbinë e Europës. Prej 4 ditësh kemi denoncuar me video, foto, prova të dorës së pare, luginën e drogës në Vlorë. Prej dy ditësh kemi denoncuar me video, foto e prova hambarin e drogës në vendlindjen e Tahirit të Ramës, prej nga vijnë dhe pjesa më e madhe e krerëve të Policisë. Edhe pse i treguam ne vend parcelat e me kanabis, asnjë mase, asnjë operacion. Arsyeja dihet, ky është biznesi qeveritar i Edi Ramës dhe Sajmir Tahirit. Ai bëhet nën mbikëqyrjen e shefave të policisë, që janë sekserët e 30 përqindëshit për çdo parcelë. Këto prova e dëshmi të siguruara e të publikuara nga Partia Demokratike, konfirmojnë atë që di çdo shqiptar: Pa lejen e Edi Ramës, askush nuk mund te bëjë një biznes të tillë kriminal. Ky biznes kërkon garanci e mbrojtje që në fazën e parë, kërkon garanci të vazhdueshme, kërkon që ligji të mos funksionojë, që policia të mos funksionojë. Prej 3 vitesh këtë pushtet në Shqipëri, që ndalon ligjin të funksionojë, që ndalon policinë të funksionojë e ka pasur dhe e ka ushtruar Edi Rama.
Ndaj Edi Rama është përgjegjës për çdo rrënjë kanabis që mbillet e trafikohet në territorin e vendit, sepse ai e lejon, ai e bekon, skemën e 30 përqindëshit, taksa e famshme për miliona eurot e përmuajshme të këtij krimi që po shkatërron vendin, për të pasuruar trafikantët e qeveritarët. Edi Rama është përgjegjës për krimet që po ndodhin çdo ditë për shkak të këtij biznesi kriminal. Si rasti i një jave më parë, që policia u mundua ta fshehë, ku 28 vjecari Elidian Pashai ra viktime e një tafikanti të njohur droge që kontrollonte arat me kanabis në këtë zonë. Edi Rama është përgjegjës për viktimat e përditshme në aksidentet rrugore, pasi policia e tij është duke ruajtur drogën nëpër parcela. Edi Rama është përgjegjës për shfrytëzimin e fshatarëve të varfër me 10 – 20 mije lekë të vjetra, të cilët detyrohen të shërbejnë në parcelat me drogë për shkak te mjerimit te tyre, duke mundësuar kështu miliona euro për trafikantet e qeveritarët. Edi Rama është përgjegjës për rrënimin e bujqësisë shqiptare nën presionin e narkokultivuesve. Edi Rama është përgjegjës për rrënimin e ekonomisë shqiptare dhe biznesit të ndershëm që tani duhet të konkurrojnë me ekonominë e drogës. Edi Rama e di se narkotrafikantët tashmë po bashkëpunojnë edhe me celulat e terroristëve që duan të financojnë aktivitetin e tyre me paratë e drogës. Por me veprimet dhe mosveprimet e tij, inkurajon në fakt këtë gjendje të paprecedentë kriminaliteti dhe kërcënimi të stabilitetit dhe sigurisë kombëtare. Shqiptarët kanë detyrimin ta largojnë një ore e me parë këtë përgjegjës të pasigurisë dhe rrënimit të ekonomisë së tyre. Ajo ditë po vjen. Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *