Subscribe

Debati i ditëve te fundit nese është shantazhuar apo jo gjyqtari shqiptar ne Strasburg Ledi Bianku per çështjen e pronave, i ka shërbyer PD per te ngritur nje tjeter shqetësim; ate te kompensimit te pronareve.

 

Nënkryetarja e Komisionit te Ekonomisë Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë Rama se me ligjet e vendimet e miratuar gjate viteve te fundit ka synuar te shpronësoje per here te dyte pronaret. E për kete arsye ne prill opozita i është drejtuar zyrtarisht Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut për ta informuar ne lidhje veprimet e qeverisë qe sipas PD cenojnë te drejtën e pronës

 

“Kryeministri Rama që prej vitit 2014 nuk ka zbatuar vendimin pilot dhe jurisprudencën e GJEDNJ në lidhje me çështjen e ekzekutimit të vendimeve përfundimtare në lidhje me kthimin dhe kompensimin e pronave.”

 

Opozita thekson se mazhoranca ende nuk ka plotësuar boshllëkun e krijuar pas vendimit te Gjykatës Kushtetuese  qe rrezoi pjesërisht ligjin e pronave. Nga ana tjetër, nje tjetër ligj qe cenon pronaret sipas PD, eshte ai per investimet strategjike  që i jep shtetit autoritetin të ndërhyjë në marrëdhënien mes një pronari të tokës dhe investitorit privat.

 

“Miratimi i dy VKM-ve të njëpasnjëshme brenda pak muajsh që i japin autoritet qeverisë që të mos ia kthejë pronën të zotit por t’ia japë atë një investitori strategjik, i cili e fiton me pa të drejtë.”

 

Tabaku ka theksuar se çështja e pronareve do te jete ne fokus te PD.

 

“Partia Demokratike, nuk ka për të lejuar që pronarët e ligjshëm të këtij vendi të kompensohen me çmime qesharake të Enver Hoxhës, ashtu siç do të bëjë Rama dhe qeveria e tij.”

 

Ligji i pronave i miratuar nga qeveria Rama është nje prej ligjeve qe Partia Demokratike e ka goditur ne Gjykatën Kushtetuese, duke arritur te binde gjyqtaret vetëm per shfuqizimin e disa neneve, por jo rrëzimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *