Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
14 July 2026
Vizion fokus

Sekuestrohen apartamente dhe garazh me vlerë 420 mijë euro,...

E pazakontë në Francë, një re gjigante “pushton” bregun,...

Vlorë/ Zjarr në Novoselë, temperaturat e larta dhe era...

Zjarr në një ndërtesë në qendër të Brukselit, disa...

Merret i pandehur Fredi Kokoneshi, ish-kryebashkiaku i Divjakës akuzohet...

Evropa “përvëlohet” nga i nxehti, luftë me flakët në...

Debat në grupin e PD për bojkotin, Bujar Leskaj,...

Vrasja e 50-vjeçarit ende mister, hetohet për pronat dhe...

Brukseli vlerësoi Shqipërinë, ekspertët: Tani hyjmë te kapitujt e...

Parada ushtarake në Paris, Rama merr pjesë në ceremonitë...

PD: Rama e Veliaj “show”, prindërit në radhë për çmime të kripura të teksteve

11 Shtator 11:00

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj se bëjnë show propagande me librat “falas”, ndërsa prindërit sipas selisë blu, harxhojnë buxhetin e familjes për librat me çmime të rritura.

 

Ish deputetja Oriola Pampuri ka shkuar në një librari të Tiranës dhe denonon sipas saj, jo vetëm cmimet e shtrenjta të librave por edhe radhën e madhe dhe ditën e punës që duhet të humbasin prinderit për të siguruar librat.

 

 

Jemi pranë njërës prej librarive të kryeqytetit ku siç shikohet ka rradhë, madje gjatë drekës ka edhe më shumë, sepse njerëzit dalin pak më herët nga puna për të shfrytëzuar rastin që të blejnë librat për fëmijët e tyre. Pra për pos fakti që çmimet e librave janë jashtëzakonisht të shtrenjta, janë pra me çmim të lartë që variojnë nga 8 mijë lek të reja deri në 12 mijë lek të reja për ciklin 9-vjeçar dhe të mesëm, prindërit duhet të përballen dhe me vështirësi të tjera duke humbur ditën e punës e për të mbajtur rradhët e gjatë e për të blerë librat e fëmijëve të tyre.Ndërkohë nga ana tjetër, dy shoëman-ët Rama-Veliaj dalin dhe trumbetojnë për librat dhe fillimin e shkollës, realiteti është tjetër. Realiteti është: libra të shtrenjtë, pamundësi për ti blerë nga një prind që është I papunë, një familje që është me ndihmë ekonomike, një fëmijë që është nën kujdestarinë e dy gjyshërve pensionistë me pensione qesharake, nuk ka mundësi të blejë këto libra me çmime jashtëzakonisht të larta. Nga ana tjetër Edi Rama dhe Erjon Veliaj shfrytëzojnë paratë që duhet të shkonin për librat falas për fëmijët, për nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesëm i shfrytëzojnë për koncensione duke filluar me rrugën Milot-Balldren apo Orikum-Dukat për të cilat është abuzuar me 328 milion euro, ndërkohë që duke i shtuar kësaj shume abuzimet me Unazën e re, koncensionet PPP, para të cilat Edi Rama dhe Erjon Veliaj shumë mirë mund ti vendosnin si prioritet për qytetarët dhe nevojat e tyre prioritare. Por ata kanë vendosur prioritet nevojat personale dhe të oligarkëve më të cilët ata përfitojnë dhe ndajnë fitimet. Ky është realiteti, jo ai që prezanton Rama dhe Veliaj.

 

 

Sipas Partisë demokratike, për një prind në muajin shtator i bie që të ketë zero lek për nevojat familjare, sepse të gjitha paratë i ka zhvendosur për të blerë libra dhe mjete shkollore për fëmijët.

 

 

Realiteti është ky, realiteti i prindërve të cilët qëndrojnë në radha të gjata për ditë të tëra për të përfituar çmime me çmime të larta, çmime të cilave u shtohen edhe shpenzimet për mjetet e nevojshme. Për një prind në muajin shtator i bie që të ketë zero lek për nevojat familjare, sepse të gjitha paratë i ka zhvendosur për të blerë libra dhe mjete shkollore për fëmijët. E mos më keq ata që nuk kanë as para, duhet të marrin hua, për të blerë librat për fëmijët.Ky është realiteti i trishtë shqiptar që u ofron Edi Rama dhe Erjon Veliaj fëmijëve. Një tjetër hall për familjet shqiptare dhe jo një ditë e bukur më për ditën e parë të shkollës. Një hall i madh është dita e parë e shkollës për familjet shqiptare.

 

 

Posted Under:
Sociale
Tagged:
akuza çmime Libra PD Prinder Selia Blu Tekste

Nga e njëjta kategori

Arkitektura ndër degët e kërkuara, maturantët e interesuar do t’i nënështohen testimit në 19 gusht

më shumë...

Hipertensioni po prek edhe të rinjtë, mjekët: Shkak jeta sedentare dhe përdorimi i drograve

më shumë...

Parashikimi i motit për këtë të diel, 12 korrik 2026

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e diel, ja sa do të shënojë termometri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

5:09

Sekuestrohen apartamente dhe garazh me vlerë 420...

4:55

E pazakontë në Francë, një re gjigante...

4:44

Policia e Shtetit dhe ICITAP konfirmojnë vijimin...

4:43

Vlorë/ Zjarr në Novoselë, temperaturat e larta...

4:42

Rrezikuan pushuesit, bllokohen dy gomone në Vlorë,...

4:15

Zjarr në një ndërtesë në qendër të...

3:50

Çfarë duhet të lexoni këtë verë? “Living”...

3:23

Merret i pandehur Fredi Kokoneshi, ish-kryebashkiaku i...

3:12

Evropa “përvëlohet” nga i nxehti, luftë me...

2:53

Debat në grupin e PD për bojkotin,...

2:49

Vrasja e 50-vjeçarit ende mister, hetohet për...

2:44

Zbulohen vjedhje në Postë, Drejtoria Qedrore gjen...

2:39

Brukseli vlerësoi Shqipërinë, ekspertët: Tani hyjmë te...

2:37

Parada ushtarake në Paris, Rama merr pjesë...

2:32

Mister në Gjermani, zhduken gjatë transportit drejt...

2:22

Ministri Malaj takohet me drejtuesin e ri...

2:16

Berisha: Shqipërinë e qeveris krimi! Kreu i...

1:17

PD padit në SPAK kryeministrin, akuza për...

1:01

Shëngjini nën monitorim, Policia kontrolle për nivelin...

12:54

Operacion kundër zjarrvënieve në vend, 29 persona...

Më të klikuarat

  • Fëmijët do të ulen falas pranë prindërve, BE ndryshon rregul...
  • Mërkuri retrogradë! Meri Gjini tregon shenjat që do të kenë...
  • “Do të merrni një ofertë”, parashikimi i yjeve për secilën s...
  • Nesër konferenca Shqipëri-BE, Diaspora lajmëron protestë në...
  • Pamje shqetësuese, ngordhje masive peshqish në Gjinikas, ban...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.