E hënë, 21 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

PD: Rama do të kapë Rektoratin, mos mashtro, plotëso kërkesat e studentëve

Opozita ka reaguar pas dialogut të kryeministrit Rama me studentët. Në një postim në “Facebook”, zëdhënëjsa e PD, Ina Zhupa e akuzoi kryeministrin Rama se po përpiqet të kap Rekoratin e Universiteteve me studentët.

 

Zhupa i bëri thirrje kryeministrit që t’I harrojë mashtrimet dhe të plotësojë këkresat e vendosura nga studentët.

 

Reklamë

“Rama kerkon te kapi Rektoratin, ate qe se beri dot me Shullazin, kerkon ta bej duke shfrytezuar studentet! Harroje Edi Rama me mashtrime nuk i hedh dot hi syve studenteve. Ploteso kerkesat qe te kane nisur te qarta me shkrim dhe leri monologjet me komente te paracaktuara per te mbajtur mediat 2 ore larg protestes masive te studenteve”

 

Duke u ndalur tek kërkesat e studentëve, Zhupa fajësoi kryeministrin si shkaktarin kryesor të të gjitha këtyre problemeve.

 

“Ti ke rritur tarifat sepse vendoset me VKM tavani i tarifave, ul tavanin dhe eshte e qarte cfare ndodh me tarifat. Ti ke vendosur nje sistem qe nuk ka lidhje me merite dhe preference, por nje sistem terrori qe duhet te ndertosh skema si mos ngelesh pa shkolle, ose ndryshe shko te privati. 70% e studenteve te mi, jane ne degen e tyre preference te 10, duke bere dicka ndryshe nga pasioni i tyre. Ti ke vene ministre me mesatare 5.9 por nje nxenes qe ne moshe adoleshence del me kete mesatare i ndalohet me VKM nga ty edhe konkurimi per shkollen e larte. Ti ke hequr universitetin part/time duke ja u bere te pamundur nje studenti qe edhe te punoj dhe te shkollohet. Nese punon, le pas dore disa lende qe ti ja bere me VKM me para kreditet e mbartura. Ti ke larguar nga Shqiperi me politikat e tua vetem per oligarket, 123570 te rinj deri ne 35 vjec qe jane rregjistruar per azil ekonomik sipas te dhenave te Eurostat. Ne fjalimin e pare i quajte ngeles, ne fjalimin e dyte i quajte student, ne fjalimin e trete kerkon ti besh bashkeqeverises, ndersa ne fjalimin e katert do duhet te pranosh qe ata do jene qeverises pa ty. #dhjetoridyte”

Vazhdo të lexosh

Reklamë