Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratave te kryeministrit Edi Rama ne Korçe, duke e akuzuar se ka dështuar te mbaje premtimet elektorale. Sipas opozitës, kryeministri Rama artikulon mashtrime te reja, pasi i braktisi për 4 vite fermerët shqiptarë dhe pasi ndërtoi një narko-shtet. “Në 4 vite, numri i përfitueseve nga skema e subvencionit është ulur mbi 5 herë. Çmimet për imputet bujqësore u rritën deri në 30%. Çmimi i naftës u rrit me 30 përqind,” – thotë Partia Demokratike. Sipas saj, e djathta ka nje projekt realist per bujqësinë duke parashikuar te investoje 150 milionë euro ne kete sektor. Partia demokratike paralajmëron se ne 25 qershor fermerët shqiptarë së bashku me qytetarët në mbarë Shqipërinë do t’i japin fund me votën e tyre të lirë, republikës së vjetër.

 

Deklarata e plotë

 

Pasi i braktisi për 4 vite fermerët shqiptarë, pasi ndërtoi një narko-shtet dhe vendosi gjithcka në shërbim të miqve dhe klientelës, Edi Rama predikon sot mashtrime të reja.

Në 4 vite, Edi Rama nuk bëri asnjë investim në infrastrukturë dhe mijëra hektarë u përmbytën rregullisht duke sjellë pasoja katastrofike për prodhimin e fermerëve.

Në 4 vite, numri i përfitueseve nga skema e subvencionit është ulur mbi 5 herë. Përfituan cdo vit vetëm 14 tregtare, kliente të qeverisë që morën mbi 70% të buxhetit të bujqësisë.

Cmimet për imputet bujqësore u rritën deri në 30%.

Cmimi i naftës u rrit me 30 përqind.

Partia Demokratike ka një projekt të realizueshëm dhe ambicioz që do të transformojë bujqësinë dhe do nxjerrë zonat rurale nga varfëria.

150 milionë euro do të investohen cdo vit në këtë sektor.

100 milionë euro në formën e subvencioneve direkte për cdo familje fermere bazuar vetëm mbi prodhimin e tyre.

50 milionë euro investime në infrastrukturë si vaditje dhe kullim, rregullim tregjesh dhe siguri ushqimore.

Prodhimet e fermerëve shqiptarë do të mbrohen përmes tarifave doganore nga importet e oligarkëve të Ramës.

Kjo do të ndodhë me 25 qershor, kur fermerët shqiptarë së bashku me qytetarët në mbarë Shqipërinë do ti japin fund me votën e tyre të lirë, republikës së vjetër që i zhvati, mashtroi dhe varfëroi dhe do të votojnë për projektin kombëtar të Republikës së Re, Republikës së qytetarëve.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *