Subscribe

Opozita dyshon tek premtimi i fundit i qeverisë për rritjen e pagave në Shendetesi.

 

Sipas partise demokratike, edhe nëse shtesa do të bëhet realitet, sërish Shqipëria nuk e arrin dot nivelin e rrogave në Kosovë.

 

Deklaratat u bene nga Ilir Alimehmeti, drejtues I departamentit te shendetesise nga grupi I Berishes.

 

 

Nga Kongresi i parë politik i Shëndetësisë, që mund të quhet edhe “i vazhdimësisë së propagandës”, kryeministri Rama, tha se, më 30 prill, të gjithë mjekët specialistë do të marrin një shtesë prej 50 mijë lekë të reja bruto në rrogë.

Çfarë po ndodh: Rama nuk e mban mend apo nuk merakoset për atë që ka thënë një muaj, një vit apo katër më parë?

Pikërisht para katër vitesh, ai u taksi një bonus mrekullibërës mjekëve specialistë, duke ua deklaruar rrogat nga 2 deri në 2500 euro.

“Nuk kanë nevojë të shkojnë në Gjermani, sepse edhe taksat atje i kanë më të larta”, shprehej kryeministri, i cili nuk kuptohet më kur e ka seriozisht dhe kur bën shaka.

Shakaja e tij e fundit, rrogat sa në Gjermani, më 19 shkurt 2019, rikthehehet sot pas katër vjetësh, ne te njëjtën periudhe, para të njëjtës fushate zgjedhjesh vendore, por në një formë tjetër.

Ajo që duhet theksuar është se kryeministri e ka ulur stekën sivjet: para katër vitesh thoshte se do i bënte rrogat sa Gjermania, tani thotë se do të arrijë nivelin e Serbisë.

Fakti është një: Ai nuk arrin as nivelin e Kosovës. “Qeveria Kurti” i ka rritur me 601 euro rrogat e mjekëve specialistë. Ndërkohë pagat e mjekëve të përgjithshëm dhe infermierëve janë rritur me 37 përqind.

Kjo është si dita me natën me rritjen prej 7 përqind të “qeverisë Rama”, një shtesë që nuk arrin dot as indeksimin nga rritja e çmimeve.

Këto janë vendime qeverie në Kosovë, ndërsa në Shqipëri ende mbeten llafe boshe. Rama e ka në dorë që premtimin ta kthejë në vendim qeveri, por nuk e ka bërë dhe nuk do ta bëjë. Kjo sepse e ka premtim fushate, e ka shaka.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *