E enjte, 17 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

PD: Rama anulloi vizitën në Shkodër për shkak të protestës

Aksioni i opozitës për mosbindje civile dhe protesta është shtrire dhe ne Shkodër. Demokratet kane ftuar qytetaret te protestojnë kundër qeverise Rama për te gjitha problemet e jetës se përditshme nga rritja e taksave deri tek problematika e rritjes ekonomike

 

Opozita ka qëlluar me veze ndërtesën e prefekturës ndërsa kane akuzuar kryeministrin Edi Rama se anulloi vizitën ne Shkodër, nga frika e protestës.

 

Por kryeministria ka reaguar menjëherë duke sqaruar se shefi i ekzekutivit Edi Rama nuk ka pasur asnjë plan për të vizituar Shkodrën dhe vizita e tij e supozuar, është shpikur nga Partia Demokratike për të nxitur një tension të kotë në luftën e dëshpëruar me pafuqinë e saj.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video