Partia Demokratike denoncoi këtë të premte dëmin ekonomik që sipas saj qeveria shkaktoi vitin e kaluar.

 

Në një deklaratë për mediat ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka theksuar se duke iu referuar te dhenave te kontrollit te larte te shtetit, abuzimet arrijne ne 1.7 miliarde euro.

 

“Kontrolli i Lartë i Shtetit fakton se vitin e kaluar qeveria ka keqpërdorur me qëllim 1.7 miliardë euro. Nga kjo shumë, 923 milionë euro është dëmi ekonomik nga të ardhurat e pambledhura, që lidhet direkt me korrupsionin endemik, ndërkohë që janë keqshpenzuar në tendera dhe jo vetëm, 587 milionë euro nga taksat e shqiptarëve. Ku humbasin milionat e eurove të taksave tona që rriten çdo vit?”

 

Sipas PD-së, janë katër elementë në të cilat janë shpërdoruar këto para të shqiptarëve që lidhen me tenderat dhe koncesionet.

 

“Ne kemi denoncuar faktin se: Koncesioni i inceneratorëve 178 milionë euro u dha pa garë Koncesionet në shendetësi u janë dhënë miqve të kryeminsitrit. Tenderi i unazës iu dha një kompanie me dokumenta te falsifikuara, DH Albania. Sot, 1 km rrugë bëhet me 22 milionë euro, si në asnjë vend të Europës. Tenderat i marrin vetëm 11 persona të lidhur me Ramën dhe se ekonomia është kapur dhe kontrollohet plotësisht nga Edi Rama.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *