Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia shprehet se injorimi që tregon Kryeministri ndaj situatës me COVID-19 në vend, është ilustrimi më i mirë se Rama nuk ka menduar ndonjëherë për qytetarët dhe personelin shendetësor.

Demokrati theksoi se QSUT është kthyer në vatrën më të madhe të infeksionit, ndërsa Rama del dhe bën teatër.

“QSUT është tashmë vatra më e madhe e infeksionit, teksa vendi po hapet dhe Edi Rama del e bën teatër, se po investon për ambiente të reja! Me kukullën e vet militante u treguan njerëzve mure, por personeli shëndetësor, ata që prej ditësh jetojnë e punojnë me ankthin e infektimit, pasi konstatojnë se si ditë pas dite kolegë të tyre rezultojnë pozitivë, nuk u pa askund! Kaq nuk ju bëhet vonë se ka mjekë specialistë që punojnë me këtë tension, e të tjerë që nuk u bëhet tamponi? Injorimi flagrant i kësaj situate, përmes arrogancës për të shpikur sukses, aty ku ka gjendje alarmante, është ilustrimi më i mirë se Edi Rama nuk ka menduar ndonjëherë për njerëzit e as personelin shëndetësor.”

Ai shtoi se Ramës nuk i intereson që struktura më e madhe shëndetësore publike është kthyer në vatër infeksioni, e për këtë arsye, sipas tij, numri i testimeve ka qenë më i ulti në rajon.

“Nuk iu bë vonë për njerëzit e prandaj numri i testimeve ka qenë më i ulëti në rajon, e njëlloj nuk i bëhet vonë që struktura më e madhe shëndetësore publike është kthyer në vatër infeksioni, rrezik edhe për cdo pacient që shkel aty! Që Edi Rama e kupton sa e rrezikshme është kjo këtë situatë, kjo duket nga mungesa e mjekëve përkrah kryeministrit. Kujdesin për vete nuk e kursen! Taksapaguesit që i sigurojnë qëndrimin në karrige, por edhe vizitë fundjave në Paris, janë më mëshirë të fatit! Edi Rama ka hyrë në histori si fatkeqësia më e madhe e qytetarëve të vet, sepse edhe kur e kupton situatën, qytetarët nuk i ka prioritet, as personelin shëndetësor që në cdo vend të botës ka prioritet maksimal në këtë periudhë pandemie!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *