Subscribe

 

Partia Demokratike e ka cilësuar te rrezuar premtimin kryesor me te cilin e majta erdhi ne pushtet, taksen progresive. Nënkryetarja e Komisionit te Ekonomisë Jorida Tabaku i është referuar Bankës Botërore, e cila ne nje studim argumenton se sistemi aktual i taksave në Shqipëri për të ardhurat personale, nuk e zvogëlon hendekun social

 

 “Sipas të dhënave të publikuara, numri i të varfërve  që jetojnë me më pak se 2.5 USD në ditë është rritur me rreth 7 mijë si rezultat i taksës progresive. Por, sipas Bankës Botërore, efektin më të madh negativ kjo taksë e ka pasur tek individët apo familjet që jetojnë me 4 USD në ditë, duke prodhuar edhe më shumë varfëri tek ata të cilët e ndjejnë më shumë rritjen e taksave.”

 

Tabaku ka theksuar se shqiptaret po paguajnë me shume taksa, plot 2 miliardë dollarë më shumë në 5 vitet e fundit

 

  • Për shkak të rritjes së taksave, sot shqiptarët paguajnë për karburantin çmimin më të lartë në rajon,
  • Çmimi i energjisë është rritur, me 24 përqind për 75 përqind të konsumatorëve
  • Çmimi i ujit është rritur me 40 përqind dhe pritet që të rritet sërish.

 

Per ketë argument, PD ka shfrytëzuar edhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, i cili deklaroi se qeveria edhe pse ka rritur taksat, nuk ka arritur të mbledhë më shumë të ardhura dhe nuk ka bërë investime qe u shërbejnë qytetarëve dhe rritjes ekonomike të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *