Subscribe

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj shkruan se qeveria ka planifikuar që 7 milionë euro të shkojnë për rikualifikime urbane. Sipas tij, kjo shifër mund të shkonte për të ruajtur mijëra vende pune nga mbyllja e bizneseve.

 

Alibeaj shtoi se të premten janë hapur 4 tendera për projekte që nuk kanë lidhje me shëndetësinë, me ndihmën sociale apo të papunët.

 

“Edi Rama tjetër thotë dhe tjetër bën. Flet për luftë kundër koronavirusit, por në vend të financimit të luftës, çon miliona euro tek kompanitë e ndërtimit. Dje janë hapur 4 tendera me vlerë 7 milionë euro për projekte që tani nuk janë prioritet.  4 tendera që nuk kanë lidhje as me shëndetësinë, as me ndihmën sociale dhe të papunët, as me ndihmën për bizneset e mbyllura. Qeveria ka planifikuar që 7 milionë euro të shkojnë për rikualifikime urbane në vend që të shkojnë për të ruajtur mijëra vende pune nga mbyllja e detyruar e bizneseve. Vendi tani nuk ka nevojë për shpenzime të padobishme! Me zgjerimin e hartës së pandemisë në Shqipëri, me rritjen e numrit të të prekurve nga COVID 19 dhe me rritjen e numrit të viktimave, qeveria duhet të kish hequr dorë nga vendimet që pasurojnë një grusht njerëzish në kurriz të shëndetit të shqiptarëve. Shqipëria nuk e ka luksin të paguajë 7 milionë euro me një dorë, për të hedhur beton nëpër qytete.”

 

Ish-deputeti i kërkoi qeverisë që të anulojë procedurat për tenderimin e këtyre 7 milionë eurove dhe të çdo projekti tjetër, që sipas tij nuk iu shërbejnë në këto momente shqiptarëve.

 

“7 milionë euro të tenderuara në një ditë për beton mund të shkojnë në një drejtim shumë të vlefshëm. T’i përdorë për shëndetësinë, për dezinfektimin e qyteteve, të rrugëve dhe banesave të shqiptarëve. Të financojë qindra mijëra njerëz në kufij të mbijetesës. Të garantojë se konsumi, bizneset dhe punësimi nuk do të shemben përtokë nga kriza. Këto dhe jo betoni korruptiv janë shërbimi më i mirë për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *