Subscribe

Gent Strazimiri doli ne nje konference per mediat duke akuzuar qeverine se po fsheh pamjet e ngjarjes se Fushe Krujes ku sipas opozites, Taulant Balla eshte i implikuar ne kercenimin e oficerit Emiljano Nuhu ne komisariat per te mbyllur ceshtjen ndaj djalit te deputetit Rrahman Rraja.

 

Për të mbrojtur anëtarët politikë të bandës së Fushë Krujës, Edi Rama mashtroi publikisht, kur deklaroi se skandali u publikua fillimisht “nga vetë Taulant Balla” e jo nga intervista/denoncim e policit Emiljano Nuhu, të “ndjekur këmba-këmbës” nga banda.

Në këto 11 ditë makineria e tij e propagandës shpiku 4 alibi për Taulant Ballën, që nga inaugurimet deri tek dalja për peshk ditën e 21 Korrikut, por pengut të krimit, Edi Rama, ia ka mbyllur gojën një pyetje fare e thjeshtë:

Çfarë tregojnë kamerat e Stacionit të Policisë së Fushë Krujës.

Pse hesht Edi Rama prej 11 ditësh për përmbajtjen e pamjeve të 21 Korrikut, që tregojnë kush ka hyrë e kush ka dalë nga zyrën e oficerit të policisë Emiljano Nuhu?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *