Selia Blu vijoi akuzat në distancë ndaj qeverisë në lidhje me mënyrën sesi e lëxojme palet raportin e antidrogës italiane për vitin 2017.

 

Deputeti Strazimiri në një deklarate për mediat tha se sipas narkoqeverisë, cilido që nuk e lexon Raportin e antidrogës italiane siç do Saimiri i radhës i Ministrisë së Brendëshme, e bën qëllimisht e për përfitime të ulta politike, përshfirë këtu Zërin e Amerikës.

 

 

Më poshtë, Strazimiri publikon sipas tij edhe artikullin e datës 11 Korrik 2018, të  “Zërit të Amerikës”,  ku Raporti konstaton qartësisht se:

1-     “Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të marijuanës që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane

 

2-     “Importet e marijuanës në Itali janë rritur ndjeshëm duke arritur në vitin 2017 në një rekord të konfiskimeve, mbi 90 ton nga rreth 41 tonë që ishin në vitin 2016”,

 

3-     “trendi i konfiskimeve në Itali, lidhet me kultivimin e marijuanës në Shqipëri.

 

4-     Raporti përmend rastin në 2017 “të konfiskimit më të madh të kryer ndonjëherë, në rajonin e Marche-ve, të barabartë me 8 ton marijuanë, të cilat kishin si destinacion Europën Veriore”.

 

5-     Nga të dhënat e raportit shqiptarët zinin vendin e parë në rrjetet kriminale të huaja të narkotrafikut të përfshirë në trafikun e drogës me 25 nga 94 gjithësej.

 

6-     94 rastet e raportuara në vitin 2017 të trafikimit të drogës janë më të lartat në dekadën e fundit ndërkohë që vlera më e ulët shënohej në vitin 2011, me 49 raste.

7-     “rrugët e trafikut të drogës që çojnë drejt kufijve të shtetit italian mbetën të pandryshuara. Shumica e drogave të konfiskuara, afërsisht 95% u kapën jashtë vijës bregdetare, në ujërat territoriale dhe përgjatë kufijve detarë”

 

8- Evidentohet shtrirje e aktivitetit edhe në Europë të grupeve shqiptare të cilat “renditen mes atyre më aktive, sa i përket mundësive operative, duke nisur nga aftësitë e kontrollit në fazën e zbarkimit dhe tërheqjes së furnizimit në portet hollandeze dhe belge, të përdorura për futjen në Europë të kokainës, duke shfrytëzuar aftësitë e infiltrimit në strukturat logjistike dhe portuale të lëvizjeve të kontenierëve.

 

9- Hetimet kanë dokumentuar organizimin kapilar të rrjetit të shpërndarjes së kokainë në territorin europiane që lidhet me organizata kriminale shqiptare, si dhe mundësitë e mëdha në mjete dhe persona që përdoren për këtë qëllim”.

 

Strazimiri thotë se kjo është e vërteta për cilindo që mjafton të kërkojë në google, vetë, nga telefoni, dhe më tej të bëjë thjesht veprimin e mbledhjes për të nxjerrë sasinë e drogës të nxjerrë nga Shqipëria përmes “bravo çunave”, për në Itali, madje duke kaluar edhe nga Greqia e Mali I Zi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *