E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

PD: Qeveria 25 mln euro shpenzime luksi

Partia Demokratike ka vijuar serish denoncimet per qeverinë Rama mbi ato qe i quan shpenzime luksi. Ne nje dalje per mediat Lealba Pelinku Drejtuese e Departamentit Antikorrupsion pranë PD, ka listuar nje sere shpenzimesh.

 

 Vetëm për vitin 2018 qeveria e tepsisë Rama, ka shpenzuar 25 milionë euro për blerje apo qira makinash për zyrtarë e qeveritarë. Ndërkohë që prej vitit 2014 kjo vlerë shpenzimesh luksi kap shifrën marramendëse prej 61.2 milionë euro. Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga vetë qeveria, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shpenzuar nga buxheti i tij, 88 milionë lekë për një limuzinë Sedan, ndërkohë që Agjencia Kombëtare e Turizmit, një tjetër çerdhe korrupsioni e Edi Ramës, ka shpenzuar 100 milionë lekë për 1 automjet të vetëm.

 

Reklamë

Opozita bën edhe krahasimin me fondin për ndihmën ekonomike.

 

Kjo është qeveria që në vetëm 8 muaj të këtij viti ka shpenzuar 11.3 miliardë lekë, aq sa vlera e Ndihmës Ekonomike në Buxhet, vetëm për serviset e luksit të automjeteve të qeveritarëve.

 

Pelinku riperseriti se Partia Demokratike, me ardhjen në pushtet do të hartojë një legjislacion që jo vetëm i jep fund kësaj grabitje, por që do të vendosë para ligjit çdo zyrtar qe abuzon me të tilla shpenzime.

Më shumë video

Reklamë