Subscribe

 

Mesditen e se merkures opozita protestoi para Ministrise Brendshme duke kërkuar largimin e ministrit te brendshem Fatmir Xhafaj.

 

Protestuesit hodhen parrulla kunder kryeministrit Rama e ministrit Xhafaj, ndersa qelluan me veze ndertesen e Ministrise Brendshme.

 

Nga kjo proteste erdhi edhe reagimi i pare i Partise Demokratike per deklaratat e kryeministrit Rama ne lidhje me ceshtjen Xhafaj. Nënkryetari i PD Edi Paloka theksoi se Rama zgjodhi te njejten strategji politike si ne rastin e Saimir Tahirit

 

 

“Kapet Tahiri ne krim do pergjigjet opozita, kapet Xhafaj ne krim do pergjigjet opozita dhe media. Ky shtet eshte , ky kryeminister eshte por sigurisht qe ne fund fare do pergjigjet ai. Ajo shprehja ky s’ka pare gje akoma eshte e vlefshme dhe per rastin Xhafaj. Rasti Xhafaj sapo ka filluar dhe ai do te pendohet shume shpejt per deklaratat qe beri sot.”  

Paloka foli edhe per qëndrimin e liderit te mazhorances ne raport me vertetesine e përgjimit te publikuar nga pd

 

“Kryeministri ka verifikuar nje përgjim qe sot eshte ne prokurori. Praktikisht i dha urdhër edhe tek prokurorja e vet qe ky përgjim nuk eshte i vertete. “

Ndersa vendimi i vëllait te ministrit te brendshem per te shkuar ne itali per demokratet eshte vetem tregues se shteti ligjor nuk funksionon

 

“Imagjinoni c’ shtet kemi, deklaron i denuari me burg qe une po iki vete ne Itali. Nderkohe qe duhet te ishte arrestuar  e ti ishin vene prangat”

Protesta e opozites zgjati rreth 60 minuta dhe ishte paqesore e pa incidente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *