E martë, 10 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:50 Në vijim ora 03:50: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD publikon videon: Rama-Doshi, bashkëpunim i pandërprerë!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar një video ku shfaqet Tom Doshi i cili kërkon vota për kandidaten e PS, Majlinda Angoni.

 

Bardhi shkruan se Edhe pse i shpallur non grata nga SHBA, Edi Rama po bashkëpunon ngushtë me Tom Doshin, duke e emëruar atë de fakto si shefi politik dhe drejtuesi i fushatës së kandidates së PS në Shkodër.

 

Reklamë

“Edi Rama ia ka dhënë të gjitha pushtetet në dorë Tom Doshit në Shkodër. Ai kontrollon gjithçka: Çdo tender, çdo emërim, çdo kandidim. Siç e konfirmon dhe vetë në këtë video, është ai që ka zgjedhur edhe kandidaten e PS për bashkinë e Shkodrës.

Edhe pse i shpallur non grata nga SHBA, Edi Rama po bashkëpunon ngushtë me Tom Doshin, duke e emëruar atë de fakto si shefi politik dhe drejtuesi i fushatës së kandidates së PS në Shkodër.

A ka poshtërim më të madh për socialistët shkodranë që kandidaten t’jua caktojë Tom Doshi?

Por në 6 mars shkodranët do votojnë me dashni per Shkodren, do votojne Partinë Demokratike, do zgjedhin Xhemal Bushatin si kryetarin e ri të bashkisë”, shkruan Bardhi.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë