Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edomond Spaho ka publikuar disa pamje nga spitali Shefqet Ndroqi, përmes së cilave tregon se si qytetarët çojnë ushqime dhe pajisjes me oksigjen për të afërmit e tyre të infektuar me COVID që ndodhen të shtuar në këtë spital.

Spaho thekson se “shëndetësia falas” ishte një nga mashtrimet e bëra nga kryeministri Edi Rama dhe se gjendja e spitaleve është e papranueshme.

Sipas tij, financimet për shëndetësine kanë shkuar tek oligarkët dhe tenderat sekretë, e jo tek qytetarët.

“Në spitale gjendja është e papranueshme, sepse shëndetësia falas e Edi Ramës ishte mashtrim. Financimet e vërteta për shëndetësinë nuk kanë shkuar tek qytetarët, por tek oligarkët dhe tenderat sekretë. Qytetarët do të vazhdojnë të çojnë tek të afërmit në spitale që nga ushqimi deri tek pajisjet me oksigjen, përsa kohë në krye të qeverisë është një kryeninistër që paguan koncesionet për klientët e tij.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *