Subscribe

Opozita ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se per 6 muaj me radhe krijoi te gjithë kushtet qe ish-ministri i tij Saimir Tahiri te mos përballej me drejtësinë, duke nisur nga kapja e prokurorit te përgjithshëm e deri tek krijimi i hapësirave per zhdukjen e çdo prove.

 

“Dy ditë pasi Tahiri, me marrëveshje me Ramën hoqi dorë nga mandati i deputetit ai vazhdon të jetë i lirë. Pak orë pas këtij episodi të serialit kriminal qe Rama, gjatë gjithë qeverisjes së tij po luan më Shqipërinë, shqiptarët dhe ndërkombëtarët, nuk është aspak i gëzuar për suksesin e mashtrimit dhe hirit në sy që kërkon t’i hedhë botës mbarë.”

 

Por Alibeaj ka lëshuar akuza te ashpra edhe per pasardhësin e Tahirit, Fatmir Xhafaj dhe procesin e vetingut qe ka nisur ne radhët e policisë.

 

“Vettingu është një show, njësoj si dorëheqja e Saimir Tahirit për t’i hedhur hi syve shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtare. Por ajo që mbetet përtej fasadës është se Shqipëria qeveriset nga një bandë që kontrollon drejtësinë dhe çdo pushtet tjetër, nga një kryeministër, lidhjet e të cilit me krimin janë pengesë për Shqipërinë europiane.”

 

Por nga Elbasani, ka reaguar kundër akuzave te opozitës numri dy i socialisteve Taulant Balla.

 

“Sot Z.Tahiri nuk është më as me imunitet dhe as me mandat dhe sigurisht drejtësia do të bëjë punën e saj. Ndërkohë që të gjithë gojëprishurit e opozitës, nga maçoku Sali tek dhelpra Monikë, por edhe tek gënjeshtari Lulzim duhet të heshtin e të lënë të flasë drejtësia deri në çuarjen në fund të kësaj çështje.”

 

Balla ka komentuar edhe arrestimin e Arber Cekaj ne Gjermani.

 

“Të jeni të sigurte që sa më shumë pastrohet sistemi i drejtësisë përmes vetingut nga gjyqtarët e prokurorët e korruptuar aq më shumë peshq do të kapi rrjeta.”

 

 Qe prej se enjtes kur Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit, opozita ka akuzuar mazhorancen se i dha 6 muaj mbrojtje ish-ministrit për ta shpëtuar nga përballja me drejtësinë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *