Partia Demokratike akuzon Edi Ramën dhe ministrin Lleshaj se kanë qëlluar me plumb në mish protestuesit.

Nëpërmjet zëdhëneses Ina Zhupa, PD ka publikuar disa foto të protestuesve të lënduar në incidentet para parlamentit. Njeri prej tyre, thotë Zhupa, Ened Bostani nga Fieri është plagosur rëndë në këmbë nga plumbat e policisë së Lleshajt.

Ina Zhupa shkruan se policia mori urdhëra të qarta për provokuar dhe qëlluar protestuesit.

PD shkruan se Edi Rama e ka gabim që mendon se mund të mbaje me plumba dhe burg valën popullore.

 

 

Me urdher te Edi Rames, dhe Gaz Lleshajt protestuesit jane qelluar me plumb ne mish ne protesten e tyre qytetare dhe madheshtore!
Policia ka marr urdhera te qarte per te provokuar dhe qelluar protestuesit. Ne foto Ened Bostani i riu nga Fieri i plagosur rende ne kembe nga plumbat e policise se Lleshajt. Protestues te tjere jane duke u trasportuar drejt spitalit. Ky eshte skenari qe mendon se do mbaj ne kembe Edokracine!Edi Rama mendon se me plumba dhe burg do ndal valen popullore per nje Shqiperi si Europa! Asgje nuk e ndal popullin! Shqipetaret do fitojne!

Por Ministria e Shendetesise pergenjeshtroi pretendimet e PD duke thene se 29 vjecari nga Fieri eshte mire dhe nga grafite e bera nuk rezulton te kete demtime serioze ne kembe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *