E hënë, 28 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

PD proteston në Elbasan, thirrje qytetarëve që të bashkohen më 16 shkurt

Simpatizantët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike të qytetit të Elbasanit protestuan këtë të dielë duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

 

Protestuesit u mblodhën fillimisht tek parku Rinia dhe më pas marshuan drejt bulevardit kryesor të qytetit duke u bërë thirrje të gjithë banorëve që të bashkohen në protestën e 16 shkurtit në Tiranë.

 

Ata bënë thirrje se qytetarët duhet të reagojnë pasi programi i lançuar nga PD është e vetmja alterantivë për të rikthyer shpresën dhe mundësinë e punësimit në vend.

 

Në përfundim të protestës, qytetarët e Elbasanit bënë thirrje për bashkim për të ndalur rrënimin e qytetit të tyre nga krimi i organizuar që po i merr të ardhmen qytetit të tyre.

 

Vazhdo të lexosh