Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
19 May 2026
Vizion fokus

Vrasja makabre e shqiptares Ilaria Sula, Prokuroria e Romës...

I riu u plagos nga policia në Mamurras, detaje...

Tentuan të përplasnin me automjet efektivët e Operacionales, arrestohen...

“Irena Gjoka” rikthehet në SPAK, Gjykata: Dosja duhet të...

Kodi i ri Penal drejt fundit, Gogu: Do ta...

Gjenden trupat e zhytësve italianë, tragjedia ndodhi në “Shpellën...

Trump anulon sulmin ndaj Iranit: Do të arrihet një...

Sulm me armë në xhami në San Diego, dy...

Maran, trajneri i ri i kuqezinjve: Dashurinë për këtë...

Pamje tronditëse/ Turistja 33-vjeçare humb jetën tragjikisht në Indi,...

PD protestë më 24 Janar, analisti: Sali Berisha përdor tubimet sa herë ka probleme të brendshme

15 Janar 21:22

Opozita do të zhvillojë protestë kombëtare kundër qeverisë në datën 24 janar. Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur që të shtunën, më 24 janar, të nisin protestat për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.

Analisti Namir Lapardhaja, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Televizionin Kombëtar Vizion Plus, me moderator Roland Zilin, tha se retorika për rrëzimin e qeverisë Rama është e përsëritur dhe përdoret kryesisht për interesa personale dhe probleme të brendshme politike.

Sipas tij, Berisha e ka përdorur shpesh diskursin e protestave sa herë që është përballur me kriza brenda Partisë Demokratike apo me çështje që lidhen me drejtësinë.

Lapardhaja theksoi se disa faktorë të rëndësishëm parlamentarë opozitarë nuk iu bashkuan tryezës së thirrur nga Berisha, çka sipas tij tregon mungesën e besimit ndaj figurës së kreut të PD-së.

INTERVISTA E PLOTË:

Berisha në mbledhjen e grupit foli, ndër të tjera, edhe për protestat që do të nisin nga opozita dhe që, sipas tij, këtë herë do të finalizohen vetëm me rrëzimin e Kryeministrit Rama. Ju si e shikoni këtë strategji të zgjedhur nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj për të dalë në rrugë e në sheshe dhe për të qëndruar atje deri në rrëzimin e qeverisë? Do t’ia dalë dot z.Berisha këtë radhë apo jo?

Lapardhaja: Kjo është një retorikë që e kemi dëgjuar shpeshherë. E kemi dëgjuar para zgjedhjeve, e kemi dëgjuar kur zoti Berisha mori drejtimin e Partisë Demokratike dhe kur ai filloi betejën e tij kundër Lulzim Bashës. Gjatë gjithë kësaj kohe, kjo është një retorikë që Berisha e ka përdorur disa herë. Duket sikur ai i përdor protestat, ose retorikën e tyre, sa herë që ka probleme të brendshme, qoftë në Partinë Demokratike me pjesëtarë të tjerë, qoftë me drejtësinë. Protestën e parë ai e zhvilloi kur Ervin Salianji ndërmori një lëvizje brenda Partisë Demokratike. Ndërsa këtë protestë po e paralajmëron tani që Prokuroria e Posaçme ka thirrur disa eksponentë të lartë të Partisë Demokratike lidhur me Kuvendin e Rithemelimit. Gjithashtu, ashtu siç e ka pranuar edhe vetë Berisha, duket sikur po hapin një çështje tjetër ndaj tij që ka të bëjë me hetimin pasuror. Në këtë kuptim, atij i duhet të mbajë gjallë retorikën e protestave dhe të rrëzimit të qeverisë në mënyrë që të mbrojë veten.

Ndërkohë, në datën e njoftuar të protestës, më 24 Janar, opozita do të shkojë sërish jo e plotë dhe jo e bashkuar. Duhet thënë se të paktën tre faktorë të rëndësishëm parlamentarë që janë sot në opozitë, nuk iu bashkuan tryezës së thirrur më herët nga zoti Berisha. Si e shikoni këtë përpjekje për bashkimin e opozitës që nuk po finalizohet dot me sukses nga zoti Berisha? Pse nuk kanë besim tek ai?

Lapardhaja: Nuk mund të kenë besim te Berisha për sa kohë që vetë problemi i gjithë opozitës është zoti Berisha. Ai është problem brenda Partisë Demokratike, por edhe për partitë e tjera. Të gjitha partitë e tjera parlamentare, të cilat kanë marrë vota të konsiderueshme, e shohin atë si problem. Ata kanë deklaruar njëzëri që nuk bashkohen me një figurë të korruptuar si Sali Berisha. Duket sikur askush nuk i bashkohet. As shoqëria shqiptare nuk ka besim te Berisha. Edhe Partia Demokratike, po të krahasosh zgjedhjet e vitit 2021 me ato të vitit 2025, ka një rrudhje dhe një tkurrje jashtëzakonisht të madhe. Është e rëndësishme që demokratët ta kuptojnë situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike. Vendi ka nevojë për ndryshim dhe shqiptarët janë të lodhur nga qeverisja. Qeveria ka skandale të mëdha korruptive dhe normalisht duhet të kishte ndodhur ndryshimi, por unë e kam shprehur edhe herë të tjera, duket sikur Rama ka rënë, por ka zënë Berishën poshtë dhe është ai që nuk e lë të rrëzohet plotësisht.

 I vetmi zë që artikulohet në të njëjtën linjë me atë që po diskutojmë sot, është zoti Salianji, i cili flet për një ndryshim nga brenda Partisë Demokratike përmes një analize, një ndryshim që, sipas tij, nëse bëhet brenda PD-së, mund të shkojë edhe më gjerë, deri te rrëzimi i qeverisë. Megjithatë, duket se Salianji ka mbetur i vetëm, pasi figurat e tjera kryesore nuk po i bashkohen. Si e shikoni lëvizjen e tij dhe përse nuk po gjen zëra të tjerë mbështetës?

Lapardhaja: Sepse ky nuk është vetëm problem i Partisë Demokratike, por i të gjitha partive tona në Shqipëri, të cilat shpeshherë zgjedhin të konformohen me liderin. Ata e kanë më të lehtë të mbajnë pozicionin zyrtar të partisë sesa të fillojnë një lëvizje e të luftojnë brenda saj. Edhe lëvizja e Salianjit në vetvete është një lëvizje pozitive që do t’i shërbente Partisë Demokratike, por në këto kushte, duket sikur jo vetëm që e kanë lënë vetëm, por edhe vetë drejtimi i PD-së ka zgjedhur ta përjashtojë atë. Nuk mund të flitet për bashkim me parti të tjera, qoftë me atë të Qorrit, Shehajt apo Lapajt, kur Partia Demokratike nuk ka guximin të mblidhet e të bashkohet brenda vetes. Ky është një paradoks shumë i madh. Edhe ata që nuk i bashkohen Sali Berishës dhe e refuzojnë publikisht, në biseda private thonë se nuk kanë besim tek ai. Ata thonë se Berisha nuk do të jetë aty përjetësisht, por thjesht presin një proces biologjik dhe nuk kanë guximin të marrin një nismë politike. Në fakt, këta njerëz nuk meritojnë besim politik, sepse e lidhin politikëbërjen me ndërhyrjen e Hyjnisë apo të Zotit në raport me z.Berisha. Sali Berisha pastë jetën e gjatë, por këta njerëz nuk mund të bëjnë përpara në politikë duke pritur që ai të ikë biologjikisht.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Berisha lapardhaja PD proteste Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Tentuan të përplasnin me automjet efektivët e Operacionales, arrestohen 2 të rinj, njëri prej tyre plagoset nga polici

më shumë...

Kodi i ri Penal drejt fundit, Gogu: Do ta konsultojmë me ndërkombëarët. “Amnistia” është në Parlament

më shumë...

“Ferma VIP” vendos tjetër rekord, një bilion shikime në Instagram në vetëm 50 ditë

më shumë...

“IBAR ka kaluar nga grupi i punës te ambasadorët e vendeve të BE”, ministri Gogu: Besimi i qytetarëve te Reforma në Drejtësi është dyfishuar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:22

Vrasja makabre e shqiptares Ilaria Sula, Prokuroria...

3:57

I riu u plagos nga policia në...

3:52

Tentuan të përplasnin me automjet efektivët e...

3:30

Helmimi i 52 studentëve të Akademisë së...

3:08

Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për...

2:58

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja,...

2:53

“Irena Gjoka” rikthehet në SPAK, Gjykata: Dosja...

2:52

Kodi i ri Penal drejt fundit, Gogu:...

2:50

Gjenden trupat e zhytësve italianë, tragjedia ndodhi...

2:43

“Ka ndezur vetëm një motor”, kushëriri i...

2:02

Trump anulon sulmin ndaj Iranit: Do të...

1:11

“Ferma VIP” vendos tjetër rekord, një bilion...

12:58

“Amnistia penale do të ndodhë patjetër”, ministri...

12:36

“IBAR ka kaluar nga grupi i punës...

11:45

I kishte sjellë nga Saranda, kapet në...

11:42

Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Pogradec, dy...

11:22

Aksident në Tiranë, makina përplas për vdekje...

11:15

Kaosi në Aeroportin e Vlorës, mosmarrëveshjet mes...

10:49

Sulm me armë në xhami në San...

10:40

Maran, trajneri i ri i kuqezinjve: Dashurinë...

Më të klikuarat

  • Bordi i Transparencës vendos çmime të reja, rritet nafta
  • Tragjike në Greqi/ 46-vjeçari shqiptari humb jetën në kantie...
  • Një shaka që “i ngriu gjakun” Ilirit, fermeri merr surprizën...
  • Aksident në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin 57...
  • Shembet fasada e pallatit në Durrës, zë poshtë automjetin e...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.