Subscribe

Partia Demokratike nuk i ndal akuzat në adresë të ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja. Deputetja Albana Vokshi, deklaroi se në raportin e kontrollit te larte te shtetit që gjendet organin e akuzes, jepen detaje mbi skemën e vjedhjes përmes rimbursimit fiktiv të ilaçeve.
Pas akuzave të deputetes demokrate, ka reaguar Ministria e Shëndetësisë. Në deklaratën shpërndarë mediave, thuhet se Fondi i Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka ushtruar kontroll në periudhën qershor – gusht 2015 pranë Omega Grup, importues dhe shpërndarës farmaceutik. Pasi u konstatua dëmi ekonomik prej 34.6 milionë lekësh, thuhet në deklaratë, u ndërpre kontrata dhe subjekti në fjalë është kallëzuar penalisht. Ministria e Shëndetësisë akuzon opozitën se me deklaratat e saj shpif me gjuhën e urrejtjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *