Subscribe

Partia Demokratike ka denoncuar kryeministrin, Edi Rama se po tenton të censurojë mediat dhe portalet që zbulojnë aferat korruptive të qeverisë.

 

Kryetarja e komisionit të edukimit dhe medias në PD, Albana Vokshi, deklaroi se projektligjet e komunikimit nuk janë gjë tjetër vetëm një plan i Ramës, për të censuruar mediat.Vokshi u shpreh se projektligjet e komunikimit nuk janë gjë tjetër vetëm një plan i Ramës, për të censuruar mediat.

 

Sipas saj fuqizimi i portaleve dhe shndërrimi i tyre në një mjet të rëndësishëm për informimin e publikut në mënyrë të pavarur nga qeveria, është një rrezik për Ramën dhe investimin e tij më të madh 20 vjeçar në politikë: propagandën nëpërmjet kontrollit të medias kryesore tradicionale në vend.

 

“Me ndryshimet e propozuara, arkitekti i shpifjes dhe i mashtrimit, Edi Rama, ka urdhëruar ndërhyrjen në Ligjin për Komunikimet Elektronike dhe në Ligjin për Median Audiovizive në mënyrë që të kontrollojë, gjobisë apo  të mbyllë portalet kritike, ato që i zbulojnë aferat korruptive dhe lidhjet me bandat kriminale. Sipas gjuhës që Edi Rama përdor në projektligj “këto portale lajmesh nxisin vepra penale apo nuk janë në perputhje me moralin pubik”. Për këtë arsye duhen gjobitur deri në 10 milionë lekë ose duhen mbyllur përkohësisht apo përgjithmonë.  Ndryshimet e propozuara, detyrojnë të gjitha portalet e informimin të rregjstrohen pranë AKEP-it,  një agjensi e kontrolluar nga qeveria,  pavarësisht se mund të jenë të rregjistruar në bazë të legjislacionit në fuqi, diku tjetër brenda apo jashtë Shqiperisë. Nëpërmjet shtimit të funksioneve të AMA dhe AKEP, Rama po kërkon që, ato të shndërrohen në institucionet që përgjojnë, gjobitin gazetarët dhe mbyllin mediat kritike online. Kjo paketë e censurës mediatike, është arsyeja që Rama po bën cdo përpjekje të kapë edhe Bordin e AMA-s duke shkarkuar në mënyrë antiligjore një nga anëtarët përfaqësues të opozitës në të. Asnjë nga këto parashikime antidemokratike nuk është model i ndonjë vendi të Bashkimit Europian. Kjo nuk është nje paketë antishpifje. Kjo është paketa e censurës së plotë së medias.”

 

Ndër të tjera deputetja Vokshi ka theksuar se tashmë u takon gazetarëve të tregojnë publikisht dhe me zë të lartë kundërshtinë ndaj kësaj përpjekje të Edi Ramës për të qenë drejtor lajmesh në televizione, gazeta dhe portale online.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *