E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

PD prezanton programin ekonomik, Basha: Shqiperinë e bëjmë ndër 30 vendet reformatore

Lufte kunder oligarkeve, nje sistem fiskal I thjeshte, ulje te cmimit te energjise elektrike dhe naftes.

 

Kete vizion te partise demokratike per ekonomine ka prezantuar lideri I opozites lulzim basha ne nje takim me biznesin, pjese e te cilit ishte edhe Kryekëshilltari ekonomik i grupit të CDU, Henze I cili ka asistuar pd ne hartimin e programit ekonomik.

 

Reklamë

Opozita shenjestron si problemet kryesore te vendit sot futjen e parave te krimit ne ekonomi dhe favorizimin e pak bizneseve qe jane prane kryeministrit duke demtuar garen e ndershme; dhe lufta ndaj ketij fenomeni do te jete prioritet per demokratet.

 

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

 

Oligarkia meriton të njëjtën luftë si krimi. Ajo vjedh e grabit të sotmen dhe të ardhmen, njësoj si krimi.

 

Basha ka perseritur vendosmerine per te anulluar te gjitha kontratat korruptive te cilat sipas tij do te kapin vleren e 1.5 miliarde dollareve per kete vit

 

 

E paralajmëroj sistemin bankar dhe institucionet financiare të mos bëhet pjesë e kësaj piramide nëse nuk duan që kjo piramidë t’i marrë me vete.

 

 

Diten qe e djathta do te vije ne pushtet, ne 100 ditet e para do te ndryshoje inspektoriatet me te cilat perballet cdo dite biznesi.

 

 

Inspektoratet e cdo lloji, që janë kthyer në banda grabitqarësh dhe që po lemerisin cilindo që ka një aktivitet tregtar, mbushur me injorantë partiakë, hajdutë ordinerë, që vendosin gjoba dhe vetëm gjoba për  të mbushur xhepat e tyre, do tëriorganizohen me anë të një reforme prioritare.

 

E djathta beson se taksa e sheshte ndihmon zhvillimin e ekonomise e premton ulje te cmimit te energjise 30-40% si dhe ulje te cmimit te naftes me 30 leke.

 

 

Tatimi sheshtë në nivelin 9% për: tatimin mbi fitimin, tatimin mbi të ardhurat nga paga mbi 30 mijë lekë, tatimin mbi të ardhurat e tjera personale dhe kontributin e punëdhënësve dhe punëmarresve për sigurimet shoqërore.

 

 

Gjithashtu partia demokratike ka nje plan edhe per problemin e rimbursimit te tvsh.

 

Thelbi i zgjidhjes do të jetë alokimi i një fondi të veçantë, të barabartë me nevojat vjetore për rimbursim. Ky fond do të menaxhohet nga një trupë e përbashket administratë – biznes, e cila do të trajtojë automatikisht çdo kërkesë për rimbursim.

 

 

Program ekonomik i PD synon qe kontrat dhe lejet abuzive te shfuqizohen, ne 100 ditet e para te qeverisjes te eliminohen burokracite per biznesin, te shkaterrohet rrjeti shteteror i gjobevenies ndaj biznesit e brenda mandatit te pare shqiperia te renditet ne listen e 30 vendeve me reformatore.

 

Më shumë video

Reklamë