Subscribe

Partia Demokratike ka shpjeguar  kritikat e saj ndaj draftit te hartuar nga ekspertet e Komisionit te Posaçëm Parlamentar dhe arsyet pse 93 votat janë te domosdoshme për te siguruar një sistem drejtësie te pavarur. Nënkryetar i Komisionit për Reformën ne Drejtësi, Eduard Halimi ka deklaruar se janë 8 institucione, përfaqësuesit e te cilave miratohen me 84 vota qe maxhoranca i gëzon e qe rrjedhimisht bën qe kryeministri Rama te ketë kontrollin e plote mbi to.

Eduard Halimi:

Në këtë situatë që ndodhet parlamenti dhe maxhoranca, zgjedhja e gjithë kupolës të këtij sistemi të mos bëheshe me 84 votat që i ka kryeministri, por të bëhet me një shumicë tjetër prej dy të tretat. Jo për të përfituar opozita, sepse opozita s’mund të përfitojë,  por për të pamundësuar kryeministrin dhe maxhorancën, qoftë kur e ka emri Edi Rama apo qoftë kur e ka emrin Lulzim Basha, që të kapë dhe të emërojë e më pas të mbajë nën kontroll të gjithë sistemin e drejtësisë. Skema duhet të çmontohet”.

Ekspertet e PD kane numëruar 11 rekomandime te Venecias, te cilat sipas tyre nuk janë reflektuar ne draftin e publikuar pasditen e se martës.

Enkelejd Alibeaj:

Komisioni  i Venecias do t’i rekomandonte ligjvënësve shqiptarë që të rishikojë numrin e këtyre institucioneve dhe të vendoste që numri të mund të zvogëlohej, çka rezulton ishin tetë institucione në momentin kur drafti i shkoi komisionit të Venecia,  e që u atakua dhe që u këshillua ligjvënësi shqiptar, ta zvogëlojë dhe rezulton se edhe në draftin paraprak të datës 29 dhjetor ngelën këto 8 institucione, edhe në draftin përfundimtar të konsideruar si të tillë ngelën po kaq institucion, pra po 8 institucione”.

Sipas përfaqësuesve te PD, opozita nuk do te ketë draft tjetër, pasi gjithçka është e qarte ne opinionin paraprak te Komisionit te Venecias. Opozita pritet qe betejën e radhës ta beje ne Komisionin e Posaçëm per Reformën ne Drejtësi, i cili pritet te mblidhet për t’i çuar Venecias draftin e hartuar nga ekspertet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *