Subscribe

Opozita nuk ndal akuzat ndaj Policisë së Shtetit, për përfshirjen e saj në trafikun e narkotikeve dhe bashkëpunim me krimin e organizuar. Në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka, tha se zyrtarë të lartë të policisë kanë qenë të përfshirë direkt në aktivitete kriminale. Çka, sipas tij, faktohet nga raportet e ndërkombëtarëve. Akuza të cilat janë konsideruar të pavlefshme nga kryetarja socialiste e Komisionit, Ermonela Felaj.

 

Debati u zhvillua gjatë diskutimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes qeverisë shqiptare dhe asaj suedeze për policimin në komunitet. Drejtori i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Publike Altin Qato, tha se bashkëpunimi i uniformave blu me komunitetin, ka zbuluar ndër të tjera edhe shumë raste te dhunës së familje. Qeveria suedeze do të ndihmojë policinë shqiptare me 3.3 milionë euro për të forcuar kapacitetet dhe bashkëpunimin e saj me qytetarët.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *